Meta: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK. Dumani duhej ta kishte prangosur Agaçin prej shumë kohësh

Tuesday, 23 Prill 2024 19:05

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal këtë të martë në qytetin e Shkodrës, prej nga ku deklaroi se përpara Konventës që do të mbahet më 27 prill nuk pret asnjë befasi nga askush, përfshirë edhe SPAK-un.

Ai shtoi se nuk i druhet arrestimit nga SPAK, ndërsa vijoi akuzat ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani. 

 

‘Unë jam mësuar të them të vërtetën, aq më tepër ti druhem arrestimit nga një prokuror i cili është kthyer në një zëdhënës politik të Engjëll Agaçit, të cilin duhej trakishte arrestuar prej kohës, për aferën e inceneratorëve, të Edi Ramës, që duhej ta kishte arrestuar prej kohësh përsëri, dhe një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj, kur tha disa të vërteta, në mënyrë që të mbyllte gojën, në vend që ti ofronte atij, marrëveshje bashkëpunimi dhe lehtësira për të treguar të gjitha shkeljet ligjore dhe korrupsionit e bërë nga shefi i tij’, tha Meta.

Nga Shkodra Meta pati edhe një mesazh për ndërkombëtarët, të cilët sipas tij i janë kundërvënë pas akuzave të tij ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Meta tha se është gati të bëjë koalicion me Sali Berishën, ndonëse ky i fundit është shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të dhe që prej dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet nën masën ‘arrest shtëpie’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...