Blushi, thirrje policëve: Edhe ju jeni të vjedhur nga Veliaj, mos u përdorni kundër popullit! Hapni rrugën!

Premte, 26 Prill 2024 13:49

Nga fjala e Tedi Blushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PL, në protestën para Bashkisë së Tiranës, ku pesë drejtues, bashkëpunëtorë të ngushtë të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj janë arrestuar nga SPAK.

“Jemi këtu prej katër javësh për të protestuar ndaj nj kryetari bashkie që ka thyer çdo rekord në krim, vjedhje, dhunim të drejtave të qytetarëve të Tiranës. 

 

Koha e fjalëve ka mbaruar sepse siç e shikoni, nuk është më bashkia e Tiranës po një burg i madh i rrethuar nga Policia.

Kam një thirrje për policët e ndershëm në këtë protestë, të vjedhur si këta qytetarë, që merrni një pagë skandaloze: edhe në xhepat tuaja Veliaj ka futur duart çdo ditë. Ashtu si edhe populli, edhe ju policë me apo pa uniformë, jeni të vjedhur njësoj si ne. Mos u përdorni për t’u përballur me popullin! Nuk ka regjim që të ndalë popullin të kërkojë drejtësi.

Përsa kohë kjo drejtësi është e kapur, kjo drejtësi dhe policia e Taulant Ballës, personazhit më të inkriminuar, politikanit të lidhur drejtpërdrejt me bandat, ashtu si shefi i tij Edi Rama, nuk kanë fuqi të ndalin popullin të kërkojë drejëtsojë, të protestojë për vjedhjen dhe të çlirojë bashkinë e Tiranës nga mafia e inceneratorëve dhe nga organizata kriminale 5D.

Unë kam një ftesë për të gjithë kolegët e mi të Këshillit Bashkiak të Tiranës. ne nuk mund të pranojmë si të zgjedhur të qytetarëve, që të qëndrojmë këtu.

Është koha që ne t’i drejtohemi bashkisë së Tiranës, të gjithë këshilltarëve të Tiranës, se është e papranueshme që policia e Ballës dhe e Ramës na pengon sot të ushtrojmë detyrat tona. Ne jemi sot në ballë të protestës sepse nesër këta policë do të detyrohen t’ju pengojnë të hyni në bizneset tuaja, shtëpitë tuaja dhe ne nuk do ta lejojmë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit që të hyjmë paqesisht ne këshilltarët e bashkisë së Tiranës që prej aktor muajsh presim përgjigje nga bashkia për transparencën e aferave korruptive.

Ne nuk kemi asgjë me ju, na hapni rrugën sepse do të hyjmë në institucion ne këshilltarët e bashkisë për të kërkuar transparencë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...