Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Premte, 26 Prill 2024 22:06

Instituti Amerikan i Sipërmarrjes, një think-tank i njohur me qendër në Uashington, publikoi sot një analizë ku kryeministri shqiptar, Edi Rama krahasohet me presidentin turk, Erdogan

Nga Michael Rubin, American Enterprise Institute 

 

Pothuajse një çerek shekulli më parë, Recep Tayyip Erdogan vizitoi Uashingtonin. Ish-zyrtari i mbrojtjes i epokës së Reagan-it, Richard Perle, e prezantoi atë në Shtëpinë e Bardhë, duke pohuar synimet e tij të sinqerta si një demokrat dhe reformator. Kur Erdogan fitoi zgjedhjet më pas, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit e mbështetën atë. Presidenti George W. Bush, për shembull, i tha Erdogan-it: “Unë e vlerësoj shumë shembullin që ka dhënë vendi juaj se si të jesh një vend mysliman dhe në të njëjtën kohë një vend që përqafon demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë”. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Colin Powell, e përshkroi Turqinë si “një demokraci myslimane që jeton në paqe me miqtë dhe fqinjët e saj”.

Një mendim i tillë dëshiror vazhdoi për vite me radhë, ndërsa zyrtarët amerikanë e përshkruan Erdogan-in siç ata e dëshironin dhe jo Erdogan-in që ekzistonte në të vërtetë. Ndërsa një brez diplomatësh amerikanë vlerësuan reformat e supozuara demokratike të Erdogan-it, ai e ktheu Turqinë në një nga shtetet policore më të egra të Evropës.

Neglizhenca diplomatike pati pasoja. Turqia ka rënien e pestë më të madhe në renditjen e Freedom House gjatë dekadës së fundit, madje më e madhe se Hong Kongu pasi Kina komuniste copëtoi garancitë e këtij territori.

Shkalla e vrasjeve të grave është rritur mbi 1400 për qind. Liritë e shtypit nuk ekzistojnë. Larg mbrojtjes së interesave perëndimore, Erdogan i afrohet Rusisë dhe Iranit dhe përqafon liderët terroristë.

Pyetja tani është nëse Uashingtoni dhe partnerët e tij evropianë kanë nxjerrë ndonjë mësim.

Merrni rastin e Shqipërisë. Më 11 shtator 2013, Edi Rama mori detyrën si kryeministri i 12-të i Shqipërisë pas Luftës së Ftohtë. Kur Presidenti Barack Obama dhe Zëvendës Presidenti Joe Biden takuans Ramën, ata vlerësuan udhëheqjen e tij, përpjekjet e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe promovimin e tolerancës fetare. Sekretari i Shtetit, John Kerry, ishte i shfrenuar gjatë një vizite në Tiranë në vitin 2016.

“Presidenti Obama, unë dhe populli amerikan jemi shumë mirënjohës për lidershipin që po ofroni dhe për përpjekjet e ekipit tuaj që jo vetëm të kujdeset për Shqipërinë dhe interesat e Shqipërisë, por për të përqafuar një grup të gjerë vlerash që na përcaktojnë të gjithëve,” i tha ai Ramës.

Në shkurt 2020, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vlerësoi mbështetjen e supozuar të Ramës për reformat në drejtësi. Ashtu si me Erdogan-in, megjithatë, ngrihen pyetje rreth donacioneve të paligjshme në sistemin politik amerikan.

Megjithatë, ka shenja që Rama e sheh veten si një Erdogan të ri. Rasti i Fredi Belerit duhet të jetë një paralajmërim. Më 12 maj 2023, dy ditë përpara zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri, forcat policore shqiptare arrestuan Belerin, një grek etnik që kërkonte drejtimin e Himarës, një qytet në rivierën shqiptare. Akuzat ishin të dyshimta. Prokurorët nga aparati i Ramës akuzuan Belerin se kërkon të blejë katër vota për një total prej rreth 320 dollarë. Votuesit i panë akuzat si një përpjekje cinike për të mënjanuar një kandidat të opozitës dhe për t'i hequr komunitetit etnik grek të Shqipërisë kontrollin mbi pronat e paluajtshme gjithnjë e më të vlefshme që bashkëpunëtorët e Ramës shpresonin të zhvillonin. Beleri fitoi, por Rama nuk pranoi ta lejonte atë në detyrë.

Paralelet me Turqinë janë të habitshme. Së pari, Erdogan fabrikoi gjithashtu akuza për parregullsi financiare për të mënjanuar kundërshtarët politikë dhe për të konfiskuar pronat e tyre. Së dyti, ai do të përdorte mjete të dyshimta gjyqësore për të penguar pakicat etnike që të merrnin postet që fituan. Për vite, megjithatë, Erdogan nuk pësoi asnjë pasojë diplomatike për veprimet e tij; Të bindur në të vërtetën e qëndrimit të tyre rreth asaj se si Erdogan ishte një reformator, diplomatët amerikanë madje do ta mbulonin abuzimet. Pak më shumë se një dekadë më parë, për shembull, Obama lavdëroi Erdoganin në ‘Sabah’, duke injoruar faktin se lideri turk sapo kishte konfiskuar gazetën dhe ia kishte transferuar dhëndrit të tij. Gabimi i Obamës nuk ishte vetëm i tij; ai ishte mbështetur te diplomatët që pinin ‘Kool-aid-in’ e Erdogan-it.

Ashtu si Erdogan-i, Rama është takticien. Ai e kupton se, për sa kohë diplomatët dhe zyrtarët kryesorë në Uashington dhe Bruksel e shohin atë si një reformator, siç bënin dikur Erodgan-in, ata do ta lejojnë Ramën të përdorë gjykatat për të shënjestruar opozitën politike. Qershia mbi tortë ishte ish-ambasadorja Yuri Kim, e cila injoroi abuzimet e Ramës teksa manovronte për një post pasues në Ankara.

Uashingtoni nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim dy herë. Në rrezik është më shumë se bashkëpunimi i sigurisë në Ballkan. I lënë i pakontrolluar, erdoganizmi lëshon metastaza dhe pasojnë abuzimet dhe paqëndrueshmëria. Është koha të gjykojmë Ramën nga veprimet e tij, jo nga propaganda, dhe ta shpallim Belerin të burgosur politik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...