Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Saturday, 27 Prill 2024 10:46

Emri i Kryeministrit Edi Rama del edhe në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë” ku akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

Për një prej të pandehurve, i identifikuar si Arben I, prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie. 

 

“Më 18 prill, prokurorja kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme, me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama”, thuhet në një artikull të RTL info.

Avokatët që mbrojnë Arben I, i akuzuar për pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës, besojnë se treguesit kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane “që nuk çoi në asgjë”.

"Akuzat ndaj Arben I, bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., “nuk çoi në asgjë”, argumentoi avokati. Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi i non bis in idem, ose fakti që nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtat fakte.

Artikulli i plotë: 

CédricVergauwen dhe ChristopheVanDerBeesen deklaruan të premten përpara gjykatës penale të Brukselit, parimin e ‘non bis in idem’  (doktrinë juridike që thotë se asnjë veprim juridik nuk mund të ndërmerret dy herë për të njëjtin shkak veprimi)për klientin Arben I., i akuzuar se ka ndihmuar në pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës. Dy penalistët besojnë se indiciet kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane ‘që nuk çoi në asgjë’. Në këtë çështje, të quajtur ‘Shqiponja e Zezë’, akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

Vergauwen kritikoi faktin se akuzat e ngritura nga prokurori ndaj Arben I. ‘bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja’, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., ‘nuk çoi në asgjë’, argumentoi avokati. Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi i ‘non bis in idem’, pasi nuk mund të bëhet gjykim dy herë për të njëjtat fakte.
Si alternativë, z. Vergauwen kërkoi që prokurori të urdhërohej të plotësonte dosjen e tij. ‘Ju nuk mund të krijoni një bindje bazuar në një përmbledhje të përkthyer dobët  të 174 faqeve të dosjes spanjolle,’ iu drejtua ai gjykatës.
Më 18 prill, Prokuroria kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme. me qendër në Majorka.  Gjithashtu ka pohuar se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...