“Kujtojnë se e kanë izoluar, por e kanë ngjitur më lart”- Meta për Berishën: Është simbol i integritetit njerëzor dhe shtetëror

Saturday, 27 Prill 2024 21:36
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga podium poshtë banesës së Sali Berishës, është shprehur se ish-kryeministri po mbahet në arrest shtëpie pasi ka qenë kundër copëzimit të Kosovës, kundër shpopullimit të Shqipërisë dhe kundër pazareve që shkatërrojnë pluralizmit politik në vend.
 

Meta iu drejtua qeverisë duke thënë se ‘ata kujtojnë se e kanë izoluar, por e kanë ndihmuar. I kanë dhënë një podium, më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe zotin, që të flasë më kthjellët.’

Nër të tjera, ish-presidenti tha se Sali Berisha është simbol i integritetit njerëzor dhe shtetëror. 

Oj Serbi murin ta prisha, se më thonë Sali Berisha. Po Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës, se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë, se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta dhe të fuqia për të shkatërruar pluralizmin politik.

Ata kujtojnë se e kanë izoluar, por e kanë ndihmuar. I kanë dhënë një podium, më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe zotin, që të flasë më kthjellët.

Sali Berisha ka avantazhin që këta puçistët e Ramaformës dhe Ramoviçit e kanë ngjitur lart dhe sheh më kthjellët se ne këtu poshtë.

Jam të shumtë ata që thonë pse nuk ka ardhur Ilir Meta kë? Po si mund të vinte si kryetar, por vetëm si president dhe presidenti i përgjithshëm i republikës së Shqipërisë, zotin Sali Berisha.

Dua t’ju them të gjithëve, politika është politikë, por atdheu është një dhe vetëm një. Besimet fetare janë të ndryshme, por udhëheqësit tanë fetarë na kanë lënë një mësim, pa atdhe nuk ka fe. Pa Shqipëri nuk ka parti. Ndaj jemi sot këtu.

SPAK apo SKAP nuk guxon t’i përmendë emrin Ramës që në dy orë kaloi 17 vendime. Nuk po flas për PPP, për tendera sekret, për hata të tjera, këta mburren dhe thonë se po godasim pandëshkueshmërinë, duke u marrë me Sali Berishën, të cilin ka plot shqiptarë që se pëlqejnë, por i cili ka qenë një simbol i integritetit njerëzor dhe shtetëror”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...