Mbrojti Ramën dhe sulmoi median/ Opozita italiane: Mbështesim RAI-n dhe jo Melonin

Hënë, 29 Prill 2024 11:52

Jo vetëm mediat, por edhe politika italiane e ka konsideruar të papranueshëm sulmin që kryeministrja Giorgia Meloni bëri për RAI duke mbrojtur kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

“Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Edi Ramës për linçimin vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe Tele-Meloni (RAI), ju e dëgjuat atë Telemeloni apo jo? Ai krijoi një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet” – tha Meloni gjatë një tubimi të partisë së saj “Vëllezërit e Italisë” në Pescara. 

 

Pas kësaj deklarate kanë reaguar anëtarët e Partisë Demokratike të Komisionit Mbikëqyrës dydhomësh të RAI-t.

“Solidaritet me të gjithë redaksinë e Report-it të akuzuar padrejtësisht nga kryeministrja për linçim. Për Melonin, çdo thashethem jashtë propagandës së Palazzo Chigi është një sulm ndaj lidershipit të tij. Në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik”, – thuhet në një deklaratë të anëtarëve të PD-së.

“Meloni si Apate, perëndesha e mashtrimit. Ajo që tha sot nga Pescara është një asgjë absolute, ajo flet për diçka që nuk ekziston. Kryeministrja kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative, si në rastin e Report dhe solidarizohet me kryeministrin Rama pa dhënë përgjigje për Demokracinë e gjorë dhe Italinë e gjorë që po qeveriset nga ata që e shohin botën me blinda”, – shkroi Angelo Bonelli, deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...