Kepi: Emisioni investigativ i RAI3 nuk deklaroi asnjëherë se ka pjesë të dytë, Rama u përpoq për intervistë 'live'

Hënë, 29 Prill 2024 12:57

 

"Në një farë mënyre kryeministrja italiane ka tradhtuar veten duke treguar se gjithçka është një propagandë. Pra, ajo e ka bërë marrëveshjen Rama-Meloni për propagandë për zgjedhjet evropiane, për të dalë mjaft popullore dhe efiçente në publikun e saj."

Gazetarja Alba Kepi nga Italia ka analizuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, arsyet që e shtynë kryeministren Italiane Giorgia Meloni të mbronte publikisht homologun e saj shqiptar Edi Rama lidhur me marrëveshjen e tyre të transferimit të refugjatëve në Shqipëri. Kepi e vuri theksin pikërisht tek koha, momenti që zgjodhi Meloni për ta dhënë këtë mbështetje për Ramën: ditën kur deklaroi se ajo do të ishte emri i parë në listën e zgjedhjeve evropiane në qershorit 2024.  

 

Kafe Shqeto: Alba, çfarë ndodhi, pse RAI3 dje nuk e transmetoi pjesën e dytë të “(Hot)Spot Albanese? U ka një pritje, a i joshën nga Rama, a arriti Rama ta bllokojë?

Alba Kepi: Unë mendoj se ka një konfuzion të qëllimshëm  në publikun shqiptar se ekzistonte edhe një pjesë e dytë e reportazhit. “Report” nuk ka deklaruar asnjëherë se ka një pjesë të dytë. Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë të ndjekin me vëmendje protokollin Rama-Meloni.

Faktikisht në arkivën e tyre kanë bërë gjatë qëndrimit në Tiranë edhe intervista të tjera, por duke njohur profesionalizmin e punës së gazetarëve italianë, mendoj se asnjë gjë nuk improvizohet pasi kështu e kërkon publiku shqiptar. Nëse do të realizohet një reportazh i dytë, çdo do të jetë në linjë profesionale për të pasur dhe dëshmi e fakte të reja, që t’i japin dhe një qëllim të ri reportazhit. Pra, nuk ka pasur një pjesë të dytë dhe pikërisht çdo gjë që është shpërndarë në publikun shqiptar se do të ketë një reportazh të dytë mendoj se ka qenë e qëllimshme dhe e përdorur nga ata që mbështesin pushtetin e Ramës.

E dyta, them se autorët e “Report” kanë qenë mjaft korrekt me publikun shqiptar. Menjëherë ata kanë deklaruar se gjithçka që kanë transmetuar të dielën e shkuar, mbi Shqipërinë dhe mbi skandalin e disa aferave mes Shqipërisë dhe Italisë duke e lidhur me çështjen e emigracionit ka pasur një jehonë të madhe ndërkombëtare duke iu referuar pikërisht mediave dhe publikut shqiptar dhe pikërisht për këtë thotë qartë e shkoqur drejtori apo drejtuesi i “Report” “ne do të vazhdojmë të trajtojmë politikat e emigracionit dhe të qeverisë Rama” duke u ndalur pikërisht te dekreti Kutro, pasi marrëveshja Rama-Meloni bazohet në këtë dekret që ligjëron faktin e një procedure të përshpejtuar të strehimit të emigrantëve në një vend joanëtar të BE. Në këtë dekret Kutro të aprovuar nga qeveria Meloni që në Itali njihet si dekreti Meloni mbi zgjidhjen e  hallit të emigrantëve është hartuar marrëveshja Rama-Meloni dhe mbi këtë fakt që ndoshta është abuzuar dhe në përhapjen e lajmit që do të trajtohet edhe një gjë e dytë mbi reportazhin apo mbi paktin Rama-Meloni, drejtuesi i emisionit, pra Sigfrido Ranucci ka thënë se meqenëse ky emision i një jave më parë ka pasur kaq shumë jehonë ndërkombëtare ne do të vazhdojmë të trajtojmë politikat e emigracionit që ka zbatuar qeveria Meloni duke nisur nga ky dekret Kutro dhe ky dekret Kutro ku është bzuar hartimi i marrëvehsjes Rama – Meloni. Pra, perfekt, korrekt.

Por kanë ndodhur dhe dy gjëra të rëndësishme gjatë 24 orëve të fundit. Ka qenë vetë drejtuesI i programit, i cili ka thënë: “Ka një përpjeKJE gjatë këtyre orëve që e ka deklaruar edhe vetë ditë më parë kryeministri shqiptar për të hyrë dhe bërë një intervistë “live” nga kryeministri Rama” dhe këtë e keni në faqen zyrtare të Ranucci.

Këtu unë vërtet mbështet profesionalizmin e gazetarëve të “Report” pasi është një emision investigativ mjaft ritmik dhe të bësh një intervistë “live” kush e di profesionin, e di mjaft mirë se nuk mund të ndjekësh ritmin e emisionit dhe çdo gjë nuk mund të improvizohet siç ka kërkuar dhe pretenduar Rama. Pra në njëfarë mënyre ai jep dhe një të vërtetë tjetër se ka një përpjekje nga kryeministri shqiptar për të bërë diçka të tillë. Ndoshta nuk janë dakortësuar për kushtet e intervistës: koha, pyetjet, përkthimi, live apo jo, e gjithë kjo është një tjetër e vërtetë në shërbim të së vërtetës shqiptare.

Ajo çka është më e rëndësishme është se dje ka pasur një reagim të kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ky është në favor të madh të komunitetit, të publikut shqiptar dhe të vërtetës shqiptare, sepse Meloni - në një ditë kur deklaron se do të jetë ajo kapolista apo kryelista, emri i parë në listën e zgjedhjeve evropiane në qershorit 2024, dje ajo e deklaroi dhe e shpalli publikisht se do të jetë kandidate në zgjedhjet evropiane - dhe në të njëjtën ditë ajo zgjedh të mbrojë Ramën,  të solidarizohet me Ramën dhe kërkon pikërisht nga zgjedhësit e saj të ndihmojnë Ramën se po e sulmon RAI3 apo po e sulmon kanali 3 apo emisioni investigativ “Report”.

Pse e them këtë se është mjaft e rëndësishme?! Se në një farë mënyre kryeministrja italiane ka tradhtuar veten duke treguar se gjithçka është një propagandë. Pra, ajo e ka bërë marrëveshjen Rama-Meloni për një propagandë për zgjedhjet evropiane, për të mbështetur atë çka ajo ka më për zemër, të dalë mjaft e pastër dhe mjaft popullore, efiçente, efikase në publikun e saj se unë kam hallin e emigrantëve dhe po ne ndjek në këtë mënyrë.”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...