Veliaj në SPAK/ VOA: Do pyetet për inceneratorin, bashkëpunëtori i tij i ngushtë është arrestuar

Tuesday, 30 Prill 2024 14:32

Zëri i Amerikës

Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Zoti Veliaj ishte thirrur për t’u paraqitur në orën 10.00, por ai shkoi gati një orë më parë, duke u detyruar të priste orarin e caktuar nga prokurorët, në mjediset e hyrjes së godinës. 

 

Kjo është hera e parë që zoti Veliaj thirret në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa prej shumë kohësh ai është vënë në qendër të sulmeve të opozitës, e cila e konsideron atë si personin kyç për rastin e inceneratorit të Tiranës. Një akuzë të ngjashme lëshoi ndaj tij, por pa ofruar prova e fakte, edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në arrati që prej verës së shkuar, pasi Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin e tij po për çështjen e inceneratorëve.

Në gusht të vitit të kaluar, Prokuroria e posaçme vuri nën sekuestro impiantin e trajtimit të mbetjeve në Tiranë. Kontrata për ndërtimin e tij, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milionë euro (pa TVSH) u firmos nga kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k dhe Ministria e Mjedisit, në vitin 2017. Pas emrit të kompanisë qëndronte një tjetër me seli në Holandë, “Integrated Energy B.V”, e cila më pas ndryshoi emrin në “Geogenix B.V”, ndërkohë që zotëruesit e tyre mbetën të paqartë. Por Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se sipas hetimeve, dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” dhe të impiantit të Tiranës, sikundër dhe në dy të tjerët në Ebasan dhe Fier.

Në muajin dhjetor, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes urdhërave për arrest me burg figuronte dhe emri i Taulant Tushes, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, një nga postet më të rëndësishme dhe më me peshë, i konsideruar si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj. Po ashtu, urdhër arresti ka patur dhe për një tjetër ish-drejtor të Bashkisë, Namik Thimixhi, i cili mbulonte menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes. Urdhërat e arrestit prekën sërish dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Zoti Veliaj ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur dyshimet për përfshirjen e tij në rastin e inceneratorit të Tiraës me të cilin, siç është shprehur “e vetmja gjë që më ka lidhur ka qenë pastrimi i këtij qyteti, tanimë shembullor në pastërti”.

Në mars të këtij viti, Bashkia e Tiranës mori një tjetër goditje kur dy ish-drejtues në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla, i cili ka qenë në krye të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime”, dhe Maringlen Qato, deri para disa kohësh në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, u arrestuan nën dyshimet për “korrupsion pasiv” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Një urdhër i dytë arresti, u lëshua dhe për Taulant Tushen, i dyshuar për “shkelje të barazisë në tendera”.

Ish-drejtorët, Molla dhe Qato, dyshohet të jenë pronarët realë të kompanisë 5D, e cila, sipas hetimeve të deritanishme, ka përfituar në mënyrë të parregullt tendera nga agjencitë në varësi të Bashkisë. Në një dalje të gjatë publike në fillim të muajit, zoti Veliaj u distancua nga ish-drejtorët e tij, duke deklaruar se cilido person i përfshirë, duhet të përballet vetë me drejtësinë.

Opozita, e cila ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, ku zoti Veliaj të japë shpjegime, prej disa javësh ka organizuar protesta përpara Bashkisë, me thirrjet për dorëheqjen e tij. Protestat janë shoqëruar me tensione me forcat e shumta të policisë si dhe me episode të dhunshme, të lëshimit të molotovëve drejt hyrjes së godinës së Bashkisë. Protesta e radhës është njoftuar pasditen e sotme, pak përpara nisjes së mbledhjes së zakonshme të Këshillit Bashkiak.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...