Erion Veliaj ndodhet prej disa orësh në SPAK duke dhënë shpjegime për aferën korrutive te innceneratorit të Tiranës. Pak ditë më parë Veliaj doli të televizioni i inceneratorëve i Carlo Bollinos dhe deklaroi se do të shkojë vetë në SPAK për të dërguar të gjitha dokumentet që nevojite.
Por mashtrimi i kryebashkiakut nuk ka zgjatur shumë, gazetarja Klodiana Lala ka pohuar se Veliajt i ka shkuar fletë-thirrje nga SPAK dhe nuk ka shkuar vetë me dëshirë siç përpiqet ta shesë publikisht.
“Veliaj po pyetet për aferën e inceneratorëve. Ai priti për 45 minuta, derisa u thirr nga prokurorët. Veliaj është pyetur për rolin e tij. Erion Veliaj ka dhënë shpjegimë për inceneratorin. Deri tani për inceneratorin e Tiranës janë lëshuar 15 urdhër-arreste.
Veliaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën. Prokurorët i kishin paraqitur fletë thirrje Veliajt që të paraqitet në SPAK. Çdokush që thirret në SPAK paraqitet nervoz, kur vjen në Strukturën e Posaçme. Veliaj përflitet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, por ai nuk është së paku deri tani nën hetim.”,- është shprehur Lala.