Veliaj në SPAK, Blushi: Ai minimumi duhej prangosur...

E mërkurë, 01 May 2024 10:09
Për rreth 7 orë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u përball në SPAK me hetuesit e posaçëm të cilët vijojnë intensivisht hetimet për dosjen e incineratorit trë Tiranës, fakt ky që u pohua edhe nga vetë Veliaj në oborrin e SPAK, sapo përfundoi seancën me prokurorët e këtij institucioni.
 
Ndërkaq, pasdite opozita vijoi protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Veliajt, jo për çështjen e incineratorëve, por për skandalin e korrupsionit me kompaninë “5D”, hetimet që kanë çuar në akuzë disa prej drejtorëve dhe zyrtarë të lartë vendorë të kësaj bashkie.

Pikërisht kjo ishte dhe tema e emisionit të kësaj të marte “Ora e Betit” në “Ora News”. 

Duke iu referuar deklaratave të ish-zv.kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, se personi kyç i incineratirëve është Erion Veliaj, anëtari i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës Tedi Blushi u shpreh se:

“Kjo është një deklaratë dhe akuzë shumë e rëndë, por që ende nuk kemi një përgjigje nga SPAK-u se ku kanë vajtur 60 milionë euro. Sepse ai e bëri dhe pyetje publike se ku kanë përfunduar këto 60 mln dhe do të merret vesh e vërteta do të jetë tmerruese.

Dhe SPAK-u nuk ka dhënë një përgjigje sepse nuk ka vullnet për një çështje e cila nuk ka nevojë për hetime më të thelluara, sepse o e ka ndihmuar dhe inkurajuar opozita SPAK-un t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund dhe duke i çuar prova përditë.

Ka qenë z. Metaj i pari që e ka denoncuar këtë çështje. Përditë denoncime, prova, skandale nga më të tmerrshmet përfshi edhe organizatën kriminale “5D”.

Dhe ne si opozitë këtë themi: si ta ndalojmë këtë njeri që të vjedhë qytetarët e Tiranës.

Rama dhe Veliaj janë bashkë, ndaj nuk e lëshojnë njëri-tjetrin. Dhe ër fat të keq kanë kapur edhe sistemin e drejtësisë dhe për fat të keq jemi këtu ku ndodhemi.

Çfarë ndodh? Edi Rama nuk ndalohet, Erion Veliaj nuk ndalohet, Ëngjëll Agaçi nuk ndalohet., apo ministra të tjerë që nuk ndalohen. Prandaj jemi në këtë situatë.

Sot Erion Veliaj sot është degraduar dhe ndaj u fsheh si mi. Dhe me këto provokime që bëri sot do të përfundojë si deputetët e Ukrainës që hidheshin në kosh të plehrave, jo figurativisht. Kjo që ndodhi sot është turp, ai duhej të ishte prangosur. Kjo minimumi”, theksoi ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...