Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues, Meta u ndal edhe në hartën gjyqësore, duke thënë se ‘Rilindja’ e ka futur sistemin e drejtësisë qëllimisht në kolaps.
"Vjedhin edhe lekët e BE, bëjnë edhe këtë turp. Ka edhe njerëz të ndershëm që nisin hetimet. I çoi lekët e IPARD te inceneratori, ndërkohë ata në Fier i derdhin domatet në rrugë. Kjo ndodh se s’ka drejtësi, drejtësinë e ka kapur për fyti edhi Rama. Do iki se s’bën, si nuse do iki.
U 4-fishua koha për të shqyrtuar një dosje. Janë 115 mijë doje që nuk janë prekur me dorë, dhjetëra mijëra shqiptarë s’do marrin drejtësi sa të jenë gjallë me rilindjen. Zbrazen gjykatat dhe prokuroritë duke u zhytur në kolaps sistemi i drejtësisë qëllimisht," tha Meta.
“Angazhimi ynë është që të rikthyer reformën në shinat kushtetuese më 140 vota që u bë në parlament, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Drejtësia i përket popullit sepse sovraniteti i përket popullit. Nga mungesa e drejtësisë po vuan një popull i tërë dhe është mungesa e drejtësisë, largimi i gjithë shërbimeve të tjera kanë nxitur shpopullimin, kanë rritur dhe koston e jetesës”, tha Meta.