Berisha tha se qytetarët e Tiranës do e nxjerrin Veliajn për zverku nga vrima e miut.
POSTIMI I PLOTË
“Jo vetëm nuk largohem, por do vjedh edhe më shumë”m deklaron Veliaj!
Deklaratë nga vrima e miut e rrethuar me 1000 policë.
Të dashur miq, pasi mbaroi inspektimin e kolegëve dhe u nda me bashkëpunëtorët e tij në Skrapin e Partisë, Erion Vjedhësi i Parë i Tiranës derdhi të gjithë dufin dhe urrejtjen e tij ndaj analistëve dhe porositi Dumanin të ecë përpara në rrugën e partisë. Kurse qytetarëve të Tiranës u tha se nuk do largohet, por do vjedhë edhe më shumë.
Me këtë rast duhet t’i themi kryehajnit të Tiranës se qytetarët e kryeqytetit kanë dhënë verdiktin: nxjerrje prej zverku nga vrima e miut dhe varje e gdhendje me germa të zeza të emrit tënd në shtyllën e turpit të historisë.