‘Protesta e djeshme kulmoi kur fluturoi në erë barrikada që mbronte kryehajdutin! Erion, o hajdut, shihe pak atë skenë’, u shpreh Berisha në fjalën e tij në ‘Rrugën e Shpresës’.
Berisha: Të dashur miq, dje ishte një ditë e papërsëritur që nga viti 1991.
Kulmoi kur fluturoi në erë barrikada që mbronte kryehajdutin.
Nderim, nderim guximtarëve që e shkulën atë.
Erion, o hajdut, shihe pak atë skenë.
Shihe edhe njëherë që të japësh dorëheqjen se nuk ka forcë që të shpëton nga urrejtja popullore që ekziston për ty.
Edhe njëherë, ju përshëndes me nderimin më të madh.
Përshëndes oratorët e fjalës së zjarrtë të kësaj tribune.
Përshëndes protestuesit që e ndrynë hajdutin në vrimën e miut.
Fitore, fitore, fitore!
Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.
Fitore!