Në mbledhjen e Kryesisë së PL-së, Meta prezantoi edhe njëherë prioritetet e programit të tij, që siç u shpreh janë lehtësisht të realizueshme.
Gjithashtu Meta theksoi se prioritetet e Partisë së Lirisë janë ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve dhe pagave, investimi në kapital, bujqësia dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria fuqi ekspertuese.
Meta: Ne jemi të sigurt në arritjen e programit tonë. Nuk po marrim modelin danez sepse jemi shumë larg, por po marrim modelet më të arrija në rajonin tonë. Rilindja vdes për pak Doganë, si Jovan Bregu për pak magazinë. Në Dogana dhe Tatime bëhet hataje, 500 raste nepotike në tatime dhe dogana.
Shpreh vesimin tim se përmes këtej procesi kaq transparent kaq përfshirës, kaq demokratik, kemi hedhur themele shumë të forta për Shqipërinë e 20 viteve që vijnë, jo vetëm për PL, për zbatimin e 5 prioriteteve tona, për ta realizuar Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.
Prioritetet tona, ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve dhe pagave, investimi në kapital, bujqësia dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria fuqi ekspertuese
Kemi një program mjaft të detajuar që do përpunohet me tej, do elaborohet në cdo detaj dhe zgjon shpresën tek shqiptarët për tu rikthyer dhe riintegruar në vendin e tyre.
Nuk mund të vazhdohet me ato pensione skandaloze që është më e ulet se në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi.