Klevis Balliu: Vrasja e dy të moshuarve në Dropull, alarm për sigurinë ne vend

Premte, 03 May 2024 16:42
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka bërë një deklaratë për shtyp në selinë e partisë ku denoncon rastin e rëndë në Dropull.
 

Balliu është shprehur se Policia e Shtetit, e kthyer në mashë pushteti, nuk e kontrollon territorin

 
 

DEKLARATA E KOORDINATORIT RAJONAL TË PD PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU:

Dy të moshuar janë vrarë në shtëpinë e tyre në Dropull një nga zonat më të qeta, më joproblematike për sigurinë dhe rendin në Shqipëri.

Duke u shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve, Partia Demokratike ngre alarmin për gjendjen e rendit dhe të sigurisë në vend.

Policia e Shtetit, e kthyer në mashë pushteti, nuk e kontrollon territorin për dy arsye:

Ajo angazhohet nga ministri i saj kumbar i bandave në përndjekjen dhe monitorimin e protestave dhe aktiviteteve të opozitës, dhe pjesën tjetër të kohës mbron krerët e bandave dhe kriminelët, teksa transportojnë drogë, kontrabandojnë mallra dhe bëjnë trafik qeniesh njerëzore.

Është një polici që grupet e gatshme anti-krim dhe për sigurinë e qytetarëve i ka vënë në dispozicion të krimit dhe politikës që e mbron këtë krim dhe përfiton nga paktet me të.

Vrasja e dy të moshuarve në Dropull, përtej humbjes së dy jetëve është alarm për komandën e bandave përgjatë gjithë shtrirjes gjeografike të Shqipërisë.

Nga Vermoshi në Dropull, stacionet e Policisë janë shndërruar në rojtare të parcelave me kanabis, ngarkesave me kokainë, pastrimit të parave, trafikut të qenieve njerëzore, prostitucionit, e me radhë.

Partia Demokratike bën një dallim mes policëve të ndershëm dhe të shiturve te krimi, por përgjegjësi i vërtetë në këtë dramë që luhet në kurriz të shqiptarëve nuk janë asnjëra palë, por ministri i bandave dhe shefi i tij që e ka kthyer Shqipërinë në republikë të narkotrafikut dhe të pasigurisë.

I bëjmë thirrje policisë të të largohet nga mbrojtja e hajdutëve në bashki dhe trafikantëve në qeveri dhe t’i kthehet detyrës, mbrojtjes së qytetarit.

I bëjmë thirrje policëve të ndershëm që të martën t’u kthejnë shpinën atyre që i paguajnë me 500 euro në muaj dhe për vete zhvasin miliona, dhe të bëhen me protestuesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...