Berisha: Erion, jep dorëheqjen dhe mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh

Saturday, 04 May 2024 10:41
 
 

Lideri i opozitës i ka bërë thirrje edhe njëherë tjetër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të japë dorëheqjen, pas publikimit të aferës 30 milionë euro të përvetësuara nga drejtorët e bashkisë nëpërmjet kompanisë private ‘5D’.

‘Erion, jep dorëheqjen dhe mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Është e vërtetë se çdo natë denoncojmë vjedhjet e qeverisë. Por e bëjmë këtë se ne duam që të rrisim rrogat dhe pensionet.

Sepse ne duam që t’u faktojmë shqiptarëve se ku do i marrim ne paratë për të dy dhe trefishuar rrogat e tyre.

Sepse ne duam t’u faktojmë shqiptarëve se sëmundja vërtet është një fatkeqësi, por se ajo bëhet dy herë më e madhe kur i sëmuri nuk merr dot ilaçt që i takojnë sëmundjes.

Kur i sëmuri mjekohet me ilaçe të skaduara.

Kur i sëmuri përjashtohet nga operacioni sepse spitali nuk paguan dot sterilizimin e veglave nga kompania Rama-Beqja.

Miqtë e mi, ne jemi kyçur në një betejë pa kthim.

Në një betejë që nuk mund të njohë gjë tjetër përveçse fitores kundër një eksponenti botëror në vjedhje. Botëror në paturpësi. Botëror në pacipësi.

Dhe ky është Erion Vjedhësi.

Edhe njëherë, dhe një mijë herë do kërkojmë gjer në një ku janë 135 milionë euro të djegësit që nuk ekziston.

Ku i ke çuar Erion? Ku i ke fshehur o hajdut? Nuk ta falim ne kurrë këtë mo.

Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh.

Dhe me germa të zeza do shkruhet emri yt si hajduti më i madh që ka njohur bashkia në tërë historinë e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...