VOA: Rama, në qendër të kritikave për marrëdhëniet e tij me median

Saturday, 04 May 2024 12:29
 
 

Zëri i Amerikës

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj raportit të Reporterëve pa Kufij, duke e vlerësuar çështjen e lirisë së informacionit si një nga më të rëndësishmet. 

 

Ndërsa shprehet falenderues për raportin, zoti Rama nuk komentoi gjetjet specifike për Shqipërinë, por në postimin e tij në rrjetin social X, shkruajti se "ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve".

Kryeministri shqiptar shprehet i shqetësuar, siç thotë ai, "nga gjetja kryesore e raportit se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën" dhe zotohet se qeveria e tij do të marrë të gjitha masat për t’iu kundërvënë kësaj prirjeje.

Zoti Rama ka qenë shpesh në qendër të kritikave për marrëdhëniet e tij, gati të tendosura me përfaqësuesit e medias. Reagimi i sotëm ndryshon nga qëndrimet kritike që ai ka mbajtur më herët ndaj raporteve mbi gjendjen e shtypit në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...