Berisha: Vetëm me zhdukjen e 135 mln eurove nga Veliaj, të gjithë rrogat e Shqipërisë mund të rriteshin menjëherë 15%

Saturday, 04 May 2024 22:41
 
 

Lideri i opozitës Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, deklaroi se vetëm me 135 milionë eurot e zhdukur nga Erion Veliaj, mund të ishin rritur menjëherë me 15 për qind e të gjitha rrogave në Shqipëri.

‘Me zhdukjen e 135 milionë eurove, të gjithë rrogat e Shqipërisë mund të rriteshin menjëherë 15 përqind’, tha kryedemokrati, Sali Berisha. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Por miq, ne kemi një fatkeqësi, duhet të pranojmë.

Dhe në rast se nuk pranojmë këtë fatkeqësi, ne nuk do mund të çlirohemi.

Fatkeqësia jonë është se ne nuk e kemi të qartë se çdo qindarkë që vidhet nga qeveritarët është mundi dhe djersa jonë.

Është taksa e kafshatës sonë.

Në qoftë se qytetarët e Tiranës do kishin realizuar se Erion Veliaj me vjedhjen e tij 100 përqind u ka bërë gjëmën atyre.

Se me zhdukjen e 135 milionë eurove, të gjithë rrogat e Shqipërisë mund të rriteshin menjëherë 15 përqind.

Se me vjedhjen vetëm të bashkisë gjatë 8 viteve, qindra milionë euro, pensionet- vetëm të bashkisë, jo të qeverisë, mund të rriteshin 50 përqind.

Se këta adoleshentë që marrin rrugët e botës vetëm e vetëm se e shohin se prindërit e tyre nuk e përballojnë jetën me ata në papunësi, do të qëndronin këtu.

Do të ishin këtu, midis nesh.

Do ndërtonin të ardhmen, folenë e të ardhmes së tyre në Shqipëri.

Qytetarë dhe qytetare, në qoftë se përgjegjësia është thelbi i njeriut të qytetëruar.

Në qoftë se përgjegjësia është thelbi i njeriut me dinjitet, duhet të ngrihemi.

Kurrë një komb nuk do të toleronte vjedhje të tilla.

Kurrë një komb nuk do mund të poshtërohej në këtë mënyrë.

Kurrë një komb nuk do mund të pranonte plaçkitjen e pasurive publike nga një bandë.

Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, duhet të realizoni se lufta kundër vjedhjeve është luftë kundër tiranisë më të shëmtuar mbi njeriun.

Se lufta kundër vjedhjes është luftë kundër varfërimit të njeriut.

Është luftë kundër dëbimit të tij nga Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...