‘Më duhen 100-mijë euro’/ Artikulli ekskluziv që ‘inkriminon’ Taulant Ballën

Diel, 05 May 2024 11:55
 
 

Mbrëmjen e së shtunë (4 maj 2024) në edicionin e lajmeve në Top Channel është publikuar një kronikë tepër interesante. Kronika ekskluzive bënte fjalë për një histori mashtrimi, por që në vetvete është një kronikë ‘inkriminuese’ për ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Taulant Balla.

Kronika bënte fjalë për një biznesmen nga Përrenjasi, Flamur Rrushi, i cili ka denoncuar ‘padashje’ Taulant Ballën. 

 

Ai pretendon se një person e ka telefonuar me aplikacionin viber dhe i ka thënë se jam Taulant Balla dhe më duhen 100-mijë euro urgjent. Pas telefonatës, biznesmeni, pa një pa dy, ka mbushur çantën me euro dhe është nisur drejt Tiranës për tek Taulanti. 

Më tej ai thotë se ia ka dorëzuar një taksisti çantën për Taulantin dhe i ka mbajtur shënim të dhënat e automjetit.

Kronika e Top Channel:

“Ekskluzive/ “Jam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro”, si ra biznesmeni pre e mashtrimit: Mora çantën me para, ia dhashë një taksisti

“Përshëndetje. Si kalove si je? Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, ky është mesazhi që organizatori i një mashtrimi ia ka dërguar një biznesmeni në Përrenjas.

Oficerët kqyrën telefonin e shtetasit Flamur Rrushi, i cili kallëzoi se një numër në viber, që identifikohej si ministri i Brendshëm Taulant Balla, e mashtroi.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, u zbulua se posedues i kësaj llogarie është shtetasi me iniciale F.Gj, i cili aktualisht është nën hetim dhe ndaj tij janë dhënë disa masa arresti për të njëjtën skemë mashtruese.

Biznesmeni, sipas kërkesës së mashtruesit, ka ardhur në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti. “Mbajta shënim targat e taksisit”, tha biznesmeni në polici.

Prokuroria e Elbasanit identifikoi taksisitin, i cili deklaroi “isha taksist , erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e rrezikshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, tha taksisti, i cili u la i lirë.”

Taulant Balla është akuzuar disa herë për lidhjet e tij me bandat dhe bashkëpunim të ngushtë me to, por edhe si personazh politik me lidhje të forta me biznesmenë të dyshimtë.

Pas këtij artikulli tepër interesant disa pikëpyetje gazetareske që duan një përgjigje nga ministri dhe biznesmeni janë të detyrueshme.

Për biznesmenin:

Si është e mundur që ju me një telefonatë mbushni çantën me euro dhe niseni drejt Tiranës për t’ia çuar Taulant Ballës?

A e dini ju që qakullimi i shumave të tilla parash jashtë sistemit bankar është i dënueshëm me ligj?

Çfarë deryrimi i keni ju Taulant Ballës që i përgjigjeni me urgjencë?

Sa herë të tjera e keni bërë këtë gjë për Taulant Ballën që e përsëritët me kaq kollajllëk?

Pyetjet për ministrin Balla:

Në çfarë rrethanash njiheni me biznesmenin në fjalë?

Çfarë nderesh i keni bërë ju atij që me urgjencë mbush çantën me euro për t’ua sjellë ju?

A është kjo ngjarje e dalë në publik padashje një praktikë e juaj e zakonshme?

Këto dhe shumë pyetje të tjera kërkojnë një përgjigje nga biznesmeni në fjalë dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Pa dashur të hyjmë në aludime të tjera, kjo histori tregon se kemi të bëjmë me një praktikë të zakonshme derisa biznesmeni pamëdyshje i përgjigjet një telefonate të tillë. Pra, ngjarja ngre dyshimin e fortë se biznesmeni e njeh ministrin për praktika të tilla ndaj edhe nuk e ka vënë telefonatën në dyshim fare. Në raste se ministri dhe biznesmeni nuk do njiheshin, ky i fundit kurrësesi nuk do mbushte çantën me para për t’ia çuar me urgjencë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...