Bardhi: Qeveria teknike përpara zgjedhjeve e domosdoshme në bazë të raporteve të OSBE/ ODIHR

E mërkurë, 08 May 2024 16:58
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të SYRI-t, Ermal Rizai në lidhje me kërkesat e opozitës për qeverinë për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë, ku një prej tyre është edhe qeveria teknike.
 

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Bardhi ka theksuar se ‘qeveria teknike përpara zgjedhjeve ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e PD-së sepse jo më opozita por raportet e OSBE/ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore që kryehet nga qeveria, flasin për intimidim dhe presion të punonjësve të administratës publike dhe këtë e bën qeveria dhe flasin për përdorimin e fondeve publike për efekt të fushatës zgjedhore dhe favorizimin e partisë në pushtet’. 

 

Rizai: Ju deklaroni se pengesë për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në rrugën europiane është keqqeverisja e zotit Rama. Duke parë këtë situatë dhe referuar deklaratave të zotit Rama dhe çfarë propozon ai, keni një propozim dhe a kërkoni një qeveri teknike edhe për të shkuar te këto reforma që çojnë Shqipërinë në BE?

Bardhi: Patjetër! Qeveria teknike përpara zgjedhjeve ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e PD-së sepse jo më opozita por raportet e OSBE/ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore që kryehet nga qeveria, flasin për intimidim dhe presion të punonjësve të administratës publike dhe këtë e bën qeveria dhe flasin për përdorimin e fondeve publike për efekt të fushatës zgjedhore dhe favorizimin e partisë në pushtet. E gjithë kjo situatë krijon mungesë barazie mes palëve në zgjedhje dhe e vetmja formë për ti krijuar barazi palëve në një proce zgjedhor do të ishte një qeveri teknike jashtë kontrollit të palëve të përfshira në proces zgjedhor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...