Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Berisha uron VMRO: Partia simotër e PD fitoi në një proces demokratik dinjitoz

E Enjte, 09 May 2024 13:17
Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, publikoi një mesazh me rastin e fitores së partisë së djathtë VMRO në votimet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut.
 

POSTIMI I PLOTË 

 

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut fiton Partia VMRO.

Të dashur miq, në një proces zgjedhor demokratik, Partia më e madhe opozitare VMRO, parti simotër e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e udhëhequr nga Kristian Mickivski fitoi dje zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale në Republiken e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast i përcjell urimet më të mira Kryetarit të VMRO zotit Mickovski për suksesin elektoral të shkëlqyer të VMRO nën udhëheqjen e tij.

Uroj gjithashtu zonjën Gordana Siljanovska-Davkova Svilanova Kandidate e VMRO, me rastin e zgjedhjes Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Uroj gjithashtu të gjithë deputetet shqiptarë që u zgjodhën dje me votën e lirë të qytetarëve shqiptar në këtë Republikë.

Zgjedhjet e djeshme janë dëshmi e një procesi demokratik dinjitoz për çka meritojnë përgëzime të gjitha palët. Dhe njëherë urimet më të mira fitimtarëve.

Login to post comments