Bushati: Irena Gjoka u zgjodh se ka cene, e mbrojtën mediat e pushtetit

Premte, 10 May 2024 13:05
Gazeta greke “Protothema” publikoi një artikull për gjyqtaren e posaçme të GJKKO-së, Irena Gjoka, se në vitin 2002 i është ndaluar hyrja në Greqi, pasi kishte tentuar të hynte me një vizë false. Analisti Andi Bushati deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se gjyqtarja është zgjedhur se ka cene dhe u mbrojt nga mediat, siç mbrohet Rama dhe Veliaj.
 

“Kemi qenë edhe herën tjetër, kam thënë një gjë, njeriu kur nuk i djeg gjë, thotë është e pavërtetë. A e akuzoi Meta, Dumanin? Doli dhe tha nuk e kam takuar McGonigalin.  

 

Këtu nuk është puna për Irena Gjokën, rrezik e kanë zgjedhur gjyqtare se ka cene. Siç zgjodhën avokatët kryesisht, Irena Gjoka është njësoj.

Problemi është, sapo mediat greke e nxorën, këta KLGJ, KLP, këto institucionet që kemi, duhet të ishin drejtuar me shkresë zyrtare shtetit grek, a keni informacion për këtë? 

Dolën disa birbo të Top Channel, thanë pyetëm dhe nuk ka informacion. U hap në mediat e Ramës, është e pastër.

Pse mediat që mbrojnë Ramën dhe Veliajn, pse duhet të mbronin edhe Irenën? Mediat e Ramës mbrojnë edhe këtë të SPAK edhe GJKO.

KLP dhe KLGJ kujdesen kur ne bëjmë ndonjë kritikë, por kur kanë ndonjë cen, nuk kontrollojnë”, tha Bushati.

Login to post comments