'Nënat nuk janë fasoneri' - Berisha merr pjesë sot në debatin kundër pr.ligjit të surrogacisë

Premte, 10 May 2024 13:10
Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dhe Partia Demokratike do të takohen sot në një tryezë debati për projektligjin e diskutueshëm “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që Qeveria Rama ka paraqitur në parlament pa asnjë konsultim.
 

Në këtë projektligj që mazhoranca po synon ta miratojë shpejt dhe në heshtje, legalizohet në fakt “surrogacia” për gratë, një çështje komplekse që lidhet me jetën, familjen, shoqërinë.   

 

Çështja e  nënave “surrogate” në Shqipëri, që lindin fëmijë me porosi kundrejt pagesës dhe elementë të tjerë të diskutueshëm është kundërshtuar edhe nga komunitetet fetare, por ato nuk janë ftuar kurrë për të dhënë mendimin e tyre.

Në tryezën që do të mbahet sot në orën 12:00 do të marrë fjalën edhe lideri i opozitës, z. Sali Berisha.

 
Login to post comments