Erblin Lushaj, inxhinier, dhe Sigi Zhuleku, përgjegjës i pagave, ranë në pranga për shkak të masës arrest në burg, teksa u liruan pas disa javësh në masën arrest shtëpie, ndërsa në detyrim paraqitje janë hetuar dy faturistët Rudina Lalaj e Azem Xhaferri.
Ata u kallëzuan nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim.
Vjedhja u zbulua nga një bankë e nivelit të dytë që sinjalizoi UKT-në për dublikim të emrave të punonjësve të kësaj shoqërie në procedurën e kalimit të pagave nga llogaria e UKT-së drejt bankës.
Dhe përfituesit sipas organit të akuzës ishin shtetasit Sigi Zheleku e Rudina Lalaj.
Lëvizjet janë evidentuar kryesisht në periudhën janar-korrik 2023, ku nga auditimi i kryer rezulton se listë-pagesat zyrtare së bashku me urdhër-transfertat, në dukje kanë të njëjtën vlerë totale, por që në të vërtetë nuk korrespondon me vlerën në urdhrin e transfertës.
Diferenca për këtë periudhë vjen si rezultat i dublikimit më shumë se dy herë i punonjësve Sigi Zhuleku e Rudina Lalaj. Fenomeni është dyshuar se është i shtrirë nga muaj prill 2018 deri në porrik 2023 dhe dëmi ekonomik është i konsiderueshëm, ku përfitues janë Sigi Zheleku, Rudina Lalaj, Azem Xhaferri dhe Erblin Lushaj.