“Krim pa ndëshkim: Rakip Suli dhe kompanitë që po ndërtojnë pallate në Kamëz, dherat i hedhin buzë lumit pranë urës së Tapizës, madje kanë bërë edhe prona private mbi dheun, - shkruan Malltezi në Fb dhe i drejtohet me një thirrje kreut të Qeverisë:
“Edi Rama, ke mundësinë të mbash fjalën e të ndëshkosh Rakip Sulin ose të dalësh mashtrues dhe dëmtuesi më i madh i mjedisit në Shqipëri.
SPAK, kos po ha kur dhunimin e ligjit e bëjnë banditët e Edi Ramës. Kjo është në vijim të videos së maleve me inerte në Jalë që u shfaq javën e shkuar nga hajdutët “strategjikë” të Edi Ramës.”