Nesër, më 12 maj, Edi Rama do të jetë në Athinë për të zhvilluar takimin me emigrantët socialistë atje për fushatën zgjedhore të 2025.
Mësohet se takimi me emigrantët do të nisë pas mbërritjes së tij në Aeroportin “Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.
Rama shkon në Greqi në kulmin e përplasjeve mes dy vendeve për shkak të arrestimit politik të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Himarës dhe kandidat për eurodeputet.
Nga axhenda e publikuar në media kryeministri i vendit më të varfër në Europë, kryeministri i vetëm që ka përzënë mbi 1-milionë qytetarë nga vendi në 11 vite, shkon në një vend demokratik europian i ngjashëm me diktatorët e vendeve të Afrikës, ose Lindjes së Mesme.
Mediat greke raportojnë se qindra punonjës policie do të jenë në dispozicion për të siguruar lëvizjet e Edi Ramës në vendin ku do të zhvillohet takimi. Sipas raportimeve Rama do të marrë me vete nga Shqipëria rreth 50-gazetarë të cilët do të raportojnë për shfaqjen propagandistike të autokratit.
Kreu i diplomacisë greke kur u pyet për vizitën e Ramës komentoi shkurt duke hequr një paralele mes dy vendeve, kur tha se Greqia është një vend demokratik, i lirë dhe shtet i së drejtës dhe si vend i tillë nuk pengon askënd ta vizitojë, duke nënkuptuar kështu se “miku” që po viziton Athinën është e kundërta e këtyre vlerave.
Mes shpurës që do të shoqërojë “Mugaben” e Europës në Greqi do të ketë edhe këngëtarë, ndoshta, edhe humoristë.
Institucionet greke do të kujdesen për mbarëvajtjen e takimit dhe sigurinë e autokratit shqiptar.
Nesër pritet një spektakël dhe propagandë e shfrenuar në mediat e regjimit të “Mugabes” në Tiranë, pa lënë jashtë edhe vetë rrjetet sociale të Rilindasve.