Njollë skandali në drejtësinë e re, KLGJ sakrifikoi drejtësinë për Irena Gjokën

Saturday, 11 May 2024 19:23
Këshilli i Lartë Gjyqësor për 5 muaj mori në mbrojtje gjyqtaren Irena Gjoka, edhe pse ndaj saj kishte të dhëna të forta se kishte shkelur ligjin duke fshehur dëbimin e saj nga Greqia apo shkarkimin në vitin 1996, çka e bënte të papërshtatshme për qëndrimin në detyrë. Por edhe pse provat publikoheshin çdo ditë në Media, KLGJ jo vetëm që nuk degjoj të niste hetimet, por madje bëri të kundërtën, duke i cilësuar këto denoncime si sulme e cenim të imazhit të drejtësisë. Por situata ndryshoi në datën 7 Maj, kur prestigjiozja greke “Protothema” dhe më pas Syri Tv nxorën vendimin e gjykatës që provonte dëbimin e magjistrates nga shteti Greq. Në këtë moment institucionet e detyruara nga dokument i bërë publik tashmë nisën të kryejnë disa lëvizje. Syri TV i kërkoi informacion zyrtarisht Këhsillit të Lartë Gjyqsor nëse kanë nisur dhe nëse po kur kanë nisur verifikimet për Gjyqtaren Irena Gjoka, në bazë të denoncimeve në media. Përgjigja e KLGJ, sërish është befasuese, pasi si justifikim për mosnisjenen e verifikimeve, me faktin se të dhënat tregonin se shkelja e Irena Gjokës faktohet në Greqi, dhe KLGJ nuk ka tagër të kryer këto verifikime jashtë vendit, e institucioni që mund ta kryej këtë verifikim ëhstë Prokuroria e Përgjithshme. Më herët, ka qenë Partia Demokratike, që në 8 prill i kërkoj informacion KLGJ-së verifikimin e Irena Gjokës, por sërish KLGJ tregohet e paaftë për këtë verifikim dhe ja adreson çështjen prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkon verifikimet shtesë. Por pas këtij hapi nga KLGJ nuk u ndërmorrë më asnjë veprim, edhe pse mosdeklarimi i shkarkimit në vitin 1996 nga KLD  e drejtuar nga Sali Berisha, është në arshivat e këtij institucioni. Në datë 7 Maj, situata ndryshon plotësisht. Me publikimin e vendimit të gjykatës së Athinë, që lidhej me dëbimin e Irena Gjokës, Prokuroria e Përgjithshme njofton KLGJ-në mbi këto elemente të reja, dhe konfirmon nisjen e procesit të verifikimit, fakt ky që KLGJ kërkon të justifikojë zvarritjen dhe ping-pongun institucional për mosnisjen e verifikimit të figurës së gjyqtares Irena Gjoka.
 

 “Në kushtet kur verifikimi i këtyre të dhënave përkon dhe me informacionin e sjellë nga Partia Demokratike, Këshilli pasi mori këtë njoftim paraqiti zyrtarisht pranë organit kompetent, Prokuroria e Përgjithshme, kërkesën për verifikim të thelluar duke qenë se verifikimi lidhet me ngjarje që mund të kenë ndodhur në shtetin grek dhe marrja e të dhënave për ngjarje që mund të kenë ndodhur jashtë territorit të republikës së Shqipërisë realizohet përmes verifikimit të thelluar” 

 

Ndërsa sot, pas publikimit të dokumentit zyrtar që fakton dëbimin e Irena Gjokës, KLGJ shprehet se i kërkoi prokurorisë verifikimin, përgjatë 5 muajve në vend të nisjes së procedurës, dhe të ishte ky institucion që të siguronte këto dokumente, e jo media, KLGJ zgjodhi ti mohonte, të mbronte gjyqtaren me 3 mbiemra e të sulmonte median dhe aktorët politikë, që kryen denoncimin e kërkonin verifikimin e Irena Gjoka-Spata-Manekut. Pikurisht në periudhën që në media dilnin informacionet për për dëbimin nga Greqia dhe shkarkimin e saj nga detyra me vendim të Presidentit të Kohës Sali Berisha që ushtronte njëherësh funksionin e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLGJ kreu edhe një nga aktet më skandaloze, ku me një deklaratë sulmonte denoncuesit e mbronte subjektin për të cilin duhet të niste verifikim.

SINKRON: KLGJ PËR MEDIAT

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike”.

Jo vetëm kaq por Këshilli i Lartë Gjyqësor ka thelluar skandalin e mbrojtjes së Irena Gjoka-Spata-Maneku duke gënjyer Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e saj, kur vetëm pak kohë më parë e kishte konfirmuar në mënyrë shkresore.

FOTO/ Kjo është shkresa e kthim përgjigjes që JKLGj I bën kërkesës së avokatëve të liderit të opozitës Sali Berisha mbi shkarkimin e Irena Gjokës në 1996. KLGJ përgjigjet më datë 1 dhjetor 2023, konfirmon se Gjoka është shkarkuar me vendim të kreu të Këshillit të Lartë të Drejtësisë njëherësh presidentit të kokës Sali Berisha.

FOT/ Por vetëm 20 ditë më pas, më 21 dhjetor 2023, KLGJ gënjen Kuvendin, pasi për të njëjtën kërkesë duke u fshehur pas procedurave të kompetencave, KLGj thotë se nuk e disponon informacionin e kërkuar nga Kuvendi.

E teksa pritet së paku Prokuroria e Përgjithshme të nis zyrtarisht drejt Greqisë letërporosi mbi të dhënat e figurës së Irena Gjokës, nga ana tjetër nuk ka asnjë shenjë reagimi për të bërë një sqarim pse nuk janë bërë deri tani dhe ende nuk po bëhet asgjë mbi procesin e verifikimit sa i përket shkeljes tjetër të Irena Gjokës, mosdeklarimit prej saj se në 1996 është shkarkuar nga Sali Berisha për paaftësi profesionale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...