Megjithatë, drejtorët e bashkisë së Kurbinit që shihni në foto ia kanë dalë ta gërshetojnë detyrimin me argëtimin, përkushtimin me militantizmin dhe ta dëshmojnë me foto me praninë e tyre në Athinë sot se si po stërvitet administrata shtetërore një vit para zgjedhjeve për të ndjekur në fushatë edhe jashtë kufijve, Kryeministrin dhe Kryetarin e PS.
Që mbrëmjen e së së shtunës janë hedhur në Instagram këto fotografi interesante nga Greqia, ku shihen: Armando Prenga me drejtorët e bashkisë së Kurbinit një natë para mitingut, Benard Palaj, Drejtori i Urbanistikës; Eri Markaj, Drejtori i OSHEE; Ildi Buçpapaj, Drejtori i Taksave dhe Tatimeve; Santor Lleshi, Përgjegjesi i Zyrës së Gjendjes Civile.