Ai theksoi në fjalën e tij se grekëve etnikë në asnjë rast nuk u është monuar në Shqipëri e drejta e besimit, e drejta e pronës, e drejta e votës, apo zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike.
Këto deklarata Rama i bën ndërkohë që në Himarë ka bërë investitore strategjike Olta Xhaçkën dhe kryebashkiaku i tij i Himarës, Jorgo Goro, ndodhet prapa hekurave pikërish për falsifikime dokumentesh e tjetërsim pronash të shqiptarëve e minoritave në Himarë, Rama deklaron nga Athina se po ua mbroj unë pronat duke ia dhënë Olta Xhaçkës.
"Shqipëria është miqësore, sa nuk u krijon asnjë telash, u krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë pol që vjen proteston atje dhe pastaj vjen humb zgjedhjet këtu, bujrëm si në shtëpinë tuaj. Por asnjë grek etnik nuk ka pasur në Shqipëri asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij. Në asnjë rast grekëve etnikë nuk u është monuar e drejta e besimit, e drejta e pronës, e drejta e votës, apo zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike", tha Rama.