Kjo ishte fjalia që qarkulloi më së shumti në rrjetet sociale pasi Edi Rama mbylli fjalimin e stërgjatë alla-Fidel Kastro në një stadium në Greqi.
Në fund të fjalimit, salla u shpërnda dhe të gjithë u nisën drejt autobusëve dhe makinave.
Ishte hera e parë që një fjalim në djepin e demokracisë mbahej përpara një salle të importuar.
Edi Rama nuk foli përpara shqiptarëve, nuk foli përpara emigrantëve, por përpara administratës së tij.
Kryebashkiakët ishin udhëzuar të gjithë të sillnin numrin e duhur të personave për të mbushur sallën.
Miliona euro të shpenzuara për mitingashë shëtitës që shkuan nga Shqipëria drejt Greqisë.
Akoma më keq, asnjë zyrtar grek nuk e priti as kur zbriti nga avioni personal dhe në asnjë hap të vizitës.
Homologu Mitsotakis kishte vendosur të përgatitej për të vizituar Turqinë fqinje, duke e injoruar tërësisht.
Rama i la një pusullë, po askush nuk dukej se do merrej me të.
Thonë se kur shkon i paftuar, e gjen të pashtruar.
Rama shkoi me të ftuarit e tij dhe u largua prej andej ashtu siç erdhi. E gjeti të pashtruar as nga grekët dhe as nga shqiptarët.
Të paktën e pritën gazetarët gaztorë të oborrit që u eksituan me këtë megashpenzim delirant.