Gjekmarkaj: PD është në rritje, Berisha mbahet në arrest pa hetim pa akuzë...

Hënë, 13 May 2024 11:38
Drejtues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takim ne Kukës. Në fjalën e tij nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj ka përshëndetur qëndrimin e demokratëve të Kukësit.

 

Agron Gjekmarkaj: Së pari një falënderim për atë çfarë keni bërë për Partinë Demokratike në vite dhe një ndjesë nga zemra për të gjithë trazimet, gjitha dilemat, gjithë shqetësimet, paqartësitë që ne politikanët e Tiranës të Parisë Demokratike ju kemi shkaktuar në këto vite. 

 

Duke ardhur në “Rrugën e Kombit” e cila ndoshta është kryevepra më e madhe që ka bërë Shqipëri në këto 34 vite që ka nxjerrë Kukësin nga izolimi dhe ka integruar Kosovën me Shqipërinë, më kujtohej që Kreyministri aktual e quante aso kohe, rruga që nuk të çon asgjëkund sepse Kukësi për të ishte asgjëkund, Kosova ishte asgjëkund. Por në fakt një vepër e tillë është ajo që na kthen tek gjërat e mira që ka bërë Partia Demokratike e që janë shumë dhe për të cilat ne duhet të jemi krenarë në rrafshin e infrastrukturës, në rrafshin ekonomik, në rrafshin e lirisë, në integrim në NATO në Shqipërinë pa viza dhe që gjitha këto kanë patur nga pas një ideolog një udhëheqës, që është Sali Berisha. Dhe sot pa akuzë, pa hetim, themeluesi i pluralizmit, themeluesi i Partisë Demokratike gjindet në arrest si një përpjekje që në  këtë vit elektoral Partia Demokratike, me ndihmën e një pjesë të gjykatave të vendit të shkojë me gojën e mbyllur me duart e lidhura dhe këmbët e lidhura. Por kjo nuk do të ndodhë falë përpjekjes tuaj, qëndresës së qytetarëve kudo në të gjithë Shqipërinë. Ne po lëvizim në një tur nga jugu në veri dhe shohim se Partia Demokratike është vënë në lëvizje. Ajo është në rritje, ne ecje dhe kemi përballë një vit historik që kemi mundësi ta dhëndërojmë atë në vitin e fitores tonë të madhe, në vitin e ndryshimit të Shqipërisë....

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...