Ka patur një vëmendje të madhe sidomos per rajonin e Ballkanit, sidomos pas konfliktit të Rusisë në Ukrainë, si një nga vatrat më të nxehta të tensionit gjeopolitik në Europë.
Prandaj Fox News një nga gjigandët mediatik botërorë, është i përqëndruar në çështjet e Ballkanit.
Dhe për herë të parë një politikan i lartë Zoti Meta ju drejtohet SHBA-ve për të rishikuar politikat e tyre të jashtme sidomos për funksionimin e drejtësisë në Shqipëri, shtetit ligjor dhe mundësinë që të mos lihen hapësira të tilla boshe na Ballkan të cilat mund të çojnë në hyrjen e influencerave të huaja sidmos ruse, dhe rritjes së tyre në aktorët e tjerë rajonal.
Por shumë shqetësimë kanë ardhur nga analistë të ndryshëm.
Po dallohet për një kohë të gjatë në politikën amerikane, preference ndaj dy aktorëve të zgjedhur tashmë edhe nga grupe interesi siç është fondacioni i hapur i Soros që Vuçiç dhe Rama të jenë ata që do krijojnë stabilitetin ne Ballkan, gjë kjo që ka treguar se është diçka e dështuar për arsye se të dy janë liderit më anti-demokratik me një korrupsion të jashtëzakonshëm në qeverisjen e tyre dhe si të tille kanë krijuar mundësinë që Ballkani të kthehet në një vend tepër vunerabël .