Menjëhërë këtij mesazhi i është përgjigjur Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kujtoi thënien apostolike të Dritero Agollit “Ç’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi!”
“Dritëroi nuk kishte frikë fare nga vdekja, - shkroi ai, - se e dinte që kishte bërë gjëra të mëdha, po linte vepra të mëdha dhe vargje të përjetshme, por edhe thënie të mëdha se halli e kishte detyruar edhe të bashkëjetonte me mashtruesit pa qenë kurrë i tillë.
Por një Agim i Ri po lind i dashur avokat, - i kujtoi Meta, Gjokutajt, - si ai Ylli i Mëngjesit në Krujë, siç e përmend Longfellow te poema e tij kushtuar Skënderbeut! Pesë prioritetet për 4 milion shqiptarë plus, janë ilaçi më i mirë edhe për mashtruesit që kanë filluar negociatat për të zëvendësuar shqiptarët me "proletarët e gjithë botës"! Iku Internacionalja e mashtruesve, avokat! Iku, sepse Shqipëria nuk ka ndërmend të iki!” përfundoi Meta.