“A e keni dëgjuar Erion Veliaj sesi e thërret bashkinë që ai drejton, kohët e fundit? Organizatë!
Në të gjitha fjalorët e botës, “organizatë” do të thotë një grup njerëzish të organizuar për një qëllim. Do të thoni ju që qëllimi vjedhja. Jo! Ne e ulim shumë qëllimin e tij nëse themi që është vetëm vjedhja. Erion Veliaj, drejtorët e tij dhe punonjësit e korruptuar të bashkisë të Tiranës janë organizatë terroriste!
Në qoftë se marrim një rast. 60 milionë euro ka mbartur Erion Veliaj nga buxhetet e viteve të kaluara dhe normalisht do të duhej të ishin investuar se pse janë rritur taksat, për të marrë më shumë shërbime. Po kjo gjë nuk ndodh. Atëherë çfarë është ky? Ky është terror mbi qytetarët që të paguajnë, që të rripen dhe vidhen çdo ditë e më shumë!”