Meta për deklaratën e Vulin: Porosi e Ramës, i shërben shefave të tij në Beograd

E Enjte, 16 May 2024 13:50
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar deklaratat e Aleksandër Vulin dhe qëndrimet e Edi Ramës me qeverinë serbe.
 

“Sot do të fillojmë këtë konferencë shtypi me një qëndrim që ka të bëjë me politikën e jashtme. 

 

Në mënyrë të përsëritur, kryeministri bën akte që kërkon të shmangë vëmendjen nga korrupsioni skizofrenik, duke krijuar fakte që nuk ekzistojnë apo çështje që nuk ekzistojnë.

I shërbejnë shefave të Ramës për ta përdorur atë dhe sjelljet e tij për të dëmtuar Kosovën dhe për të minuar vlerat europiane.

Kjo shkon në interes të Rusisë.

Deklaratat e fundit të Vulin, zv.kryeministër, që thekson se takimi i Ramës i shërben nacionalizmit për Shqipërinë e Madhe.

Rama synon që të bëjë liderin e Ballkanit, por që është tmerruar dhe nuk tregon të dhënat e CENSIT.

Reagimi i Vulin se bota serbe mund të ndalojë Shqipërinë e madhe është e turpshme.

Nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë se sa Edi Rama për Beogradin, aq sa është quajtur më i miri pas Pashiçit”, tha ai.

Login to post comments