Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka veçuar sot me video, dy fjali domethënëse nga fjalimi i mbështetjes që mbajti së bashku me të në Tiranë, politikani gjerman Elmar Brok, të cilin e prezantoi para mbështetësve të tij dy net më parë si "miku i shquar i kombit shqiptar, personaliteti i njohur i partisë së Helmut Kohlit, ish-drejtuesi prej rreth 20 vitesh i Komisionit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Europian".
Ndiqni videon në vijim, ku Berisha ka vendosur shënimin: "Nga fjala e mikut të shquar të Shqipërisë: Europa është krenare me ju!"