Vjedhjet me lote/ Berisha: Këtë shembull po e ndjek edhe mercenari Altin Dumani me tenderin e dixhitalizimit

E Enjte, 16 May 2024 21:12
 
 
 

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha ka denoncuar skemën e vjedhjes masive të fondeve në punë publike, atë të ndarjes me lote të rrugëve.

Sipas Berishës, ‘këtë shembull po e ndjek 'edhe mercenari Altin Dumani me tenderin e dixhitalizimit’.  

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi!

Në këtë vjedhje të tmerrshme qëndron tërkuza e pafundme e përfundimit të punëve publike. Unaza e Tiranës hyn në vitin e 14-të të saj. Vidh e vidh, nuk ka të sosur. Sepse Edi Rama njëlloj siç jepte lejet e pallatit për shkallë dhe për çdo shkallë duhet të bëje një pagesë për të marrë leje, tani e ka gjetur me lote.

Dhe kjo e loteve është bërë mekanizëm universal vjedhjesh. Në këtë shembull, mercenari Altin Dumani ndan në 5 lote, në pesë tendera, blerjen e pajisjeve për dixhitalizimin, informatizimin e Skrapit të partisë.

Vjedhja në lote është faqja e zezë e këtyre hajdutëve, të cilat i bëjnë punët publike jo një dobi për qytetarët, por një barrë të tmerrshme për qytetarët shqiptarë.

Në këtë vjedhje qëndrojnë tarifat e larta të studentëve, ndër më të lartat në Europë, në një kohë kur rrogat e prindërve të tyre janë më të ulëtat në Europë.

Miq pra, është betejë jetike.

Në këtë vjedhje qëndron mungesa e ilaçeve për sëmundjet që marrin jetë njerëzish.

Në këtë vjedhje qëndrojnë importi i ilaçeve të skaduara në Shqipëri. shkatërrimi i spitaleve.

Qëndron gjoba e tmerrshme e shqiptarëve që duhet të paguajnë nga xhepi i tyre 60 përqind të shërbimit shëndetësor, të cilin kryehajduti i Shqipërisë ua premtoi shërbim falas.

Login to post comments