Ai tha se teksa lideri i opozitës, Sali Berisha mbahet në arrest shtëpiak, Rama dhe Veliaj po u transferojnë ndërtuesve të mëdhenj edhe kompleksin e fundit në Tiranë, Dajtin.
DEKLARATA E PLOTË
Ndërkohë që lideri i opozitës Sali Berisha, prej 136 ditësh është në burgim politik, nën hetim për kompleksin Partizani të kthyer pronarëve legjitimë, Edi Rama dhe Erion Veliaj u kanë transferuar ndërtuesve të mëdhenj kompleksin e fundit sportiv në Tiranë, Dajtin.
Kjo fakton se e gjithë çështja ndaj Sali Berishës, përpos skandaleve të gjyqtares me 3 mbiemra, është një flluskë sapuni politik përgatitur nga SPAK. I vetmi themel i tyre është interesi për ruajtjen e pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt që i trajtojnë si kolegë.
Për të vërtetuar njëanshmërinë dhe kapjen e SPAK, në procesin politik kundër kryetarit të PD Sali Berisha qytetarët duhet të dinë se:
‘Qendra Sportive Tiranë’ e drejtuar nga Fatjon Dhuli në varësi të Bashkisë Tiranë më 11 gusht 2023 ka publikuar zhvillimin e procedurës së prokurimit i ndarë në 2 lote me objekt:
Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Fushat sportive Pishinat’ dhe ‘Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’
Më 11 shtator 2023 shpallet fituesi i njëjtë për dy procedurat e ndryshme, bashkimi i operatorëve ‘Pepa Group Group’ sh.p.k. – ‘Active’ sh.p.k.
Pasi shpallet fituesi më 4 Dhjetor 2023 procedurat anulohen me arsyetimin se dokumentet e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme.
Pra pasi kanë pritur dhe vlerësuar ofertat, shpallur dhe fituesin, Autoriteti kontraktor kujtohet se dokumentet kishin gabime e mangësi.
Arsyeja e vërtetë është se Autoriteti Kontraktor shkeli ligjin e prokurimit publik me qëllim ndërtimin e kullave në terrenin e fundit sportiv të mbetur në kryeqytet.
Erion Veliaj më 28 dhjetor 2021 i ka hapur rrugë tjetërsimit të terrenit, ndërtimit të pallateve aty ku ndodheshin disa mjedise sportive.
Vendimi i datës 28 dhjetor 2021, në këtë mënyrë i hap rrugë betonizimit të një tjetër copëze nga ajo pak hapësirë që i ka mbetur sportit.
Bashkia Tiranë përmes këtij vendimi miratoi PDV-në, ku është ndryshuar përdorimi i truallit në zonën e fushave të futbollit të njohur si ‘Kompleksi Dajti’ si truall për ndërtim. Ky vendim i Bashkisë i ndryshoi destinacionin e fushave sportive.
‘Hora Vertikale’ është kulla 41-katëshe që u miratua nga Edi Rama në tetor 2023.
Shihni pra të nderuar qytetarë se si institucionet e kapura të drejtësisë po përdoren nga pushteti i korruptuar politik për te ngritur çështje te rreme kundër liderit te opozitës per te forcuar lideret e korrupsionit Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Edhe pse nga vendimi i qeverisë Berisha kanë përfituar qindra pronarë, ndërsa nga vendimi i Rama-Veliaj as një qytetare nuk ka mare pronën e vet thjesht pushteti ka bërë biznesin e vet
SPAK nuk bën dallimin.
Për një arsye të thjeshtë. SPAK ka vetëm një gjë të POSAÇME: sulmin kundër opozitës duke filluar nga lideri i saj.