Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresë’, Berisha theksoi se ‘Edi Rama vendos për ti dhënë vetes dhe Alabarit të tij 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë në portin e Durrësit, truall që në total shkon në 4 miliardë euro’.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta të dashur qëndrestare e qëndrestarë, burra dhe gra të pamposhtur.
Shpreh mirënjohjen e pakufishme për qëndresën tuaj, fjalët tuaja, dhe platformën e parlamentit të lirisë, me të cilat mbroni kauzën, mbroni të drejtën, të vërtetat e mëdha të këtij kombi dhe këtij vendi.
Miqtë e mi!
Java që kaloi ishte një javë e zezë për lirinë e shqiptarëve.
Ishte një javë e zezë në themele të shoqërisë shqiptare, pronës.
Edi Rama, hajduti më i madh i kohërave që ka njohur kombi ynë, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. Vendosi të rrëmbejë pronën e qytetarëve me vendime të veta.
Të dashur miq!
Të vendosësh për ti dhënë privatit pronën publike do të thotë, Edi Rama vendos për ti dhënë vetes dhe Alabarit të tij 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë në portin e Durrësit. Truall që në total shkon në 4 miliardë euro.
Me ligjin famëzi që kaloi në parlament për kalimin e pronës publik te privati, Edi Rama i jep dhjetëra mijëra metër katrorë tokë, Olsi Ramës për të ndërtuar stadiumin e biznesit të tij.
Me ligjin famëzi me të cilin shkallmon themelet e pronës, të shoqërisë tonë, Edi Rama u jep oligarkëve, trafikantëve të drogës, trojet publike në mes të muzeut kombëtar të cilin e ka mbyllur për të ja shndërruar oborrin në kullë.
Me vendim që mori parlamenti javën që kaloi, Edi Rama truallin e Teatrit Kombëtar ja jep trafikantit të parë që i jep më shumë.
Ky është një agresion, një rrënim në themelet e një shoqërie.