Lejimi i surrogacisë/ Pano: Të mbledhim firmat për të qëndruar pro familjes

Hënë, 20 May 2024 10:54
Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik së fundi një projektligj mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Projekti ka ngjallur debate mbi disa risi lidhur me procedurat e terapisë së riprodhimit mjekësor të asistuar, që aktualisht nuk janë të rregulluara plotësisht nga ana ligjore. 
 

Pastori Akil Pano, i ftuar mëngjesin e sotëm në KAFE SHQETO, u shpreh se ky është një ligj famëkeq dhe se ka nevojë për kohezion nga ana e shqiptarëve në lidhje me mbledhjen e firmave që qëndrojnë pro familjes e lindshmërisë. 

 

Akil Pano: ‘Pjesëmarrësit, përfaqësues të Koalicionit për Familjen, ditën e enjte në orën 7 në mbrëmje tek sheshi ‘Skënderbej’, menjëherë pas monumentit të heroit kombëtar tek ajo pjesa e lulishtes që e njohim si ‘lulishtja e fotografëve’, do të jemi me një material që do t’ia bëj me dije opinionit publik.

Ne atje do të prezantojmë ‘Manifestin e jetës’ që ka si qëllim të kancelojë, të ndalojë përfundimisht gjithçka që është përçmuese dhe që është në kundërshtim me kulturën tonë.

Është një moment që ne kërkojmë të kemi kohezion nga shqiptarët, të mbledhim firma nga ata për të qëndruar pro familjes e lindshmërisë, kundër këtij ligji famëkeq, të përbërë nga katër çështje kryesore, përfshirë këtu edhe sterilizimin e të rinjve nga mosha 18-23 vjeç.

Në kohën kur lindshmëria në Republikën e Shqipërisë është në nivelin më të ulët dhe ne rrezikojmë zhdukjen tonë totale si komb, pra që një komb të qëndrojnë në nivelin demgrafik duhet që lindshmëria të jetë në nivein 2.2/ 2.3 aktualisht këtu tek ne lindshëmria është në nivelin 1.2.

Socialistët kërkojnë të mundësojnë përmes ligjin që t’u japin të drejtën vajzave 18-vjeçare dhe djemve 23-vjeçarë që të sterilizohen.

Login to post comments