“Malet” me plehra të papërpunuara ndryshojnë relievin e Sharrës

Hënë, 20 May 2024 23:56
Nga Boldnews.al
 

Disa foto të shkrepura nga “Boldnews.al” këtë fundjavë dëshmojnë se sasia gjigande e mbeturinave të papërpunuara ka ndryshuar relievin gjeografik në zonën e landfillit të Sharrës, në periferinë perëndimore të Tiranës.

Në pamjet e siguruara nga redaksia, dallohet një mjet i rëndë, eskavator që po mundohet të mbulojë me dhé tonelata mbetje urbane, të cilat shtrihen në të gjithë shpatin e asaj që duket si kodër, por që në realitet ka qenë një fushë.

Në foto: Pamje nga “malet” me mbeturina në landfillin e Sharrës

Përpunimi dhe menaxhimi i mbetjeve urbane duket i pamundur, ndërkohë që kompania koncesionare nuk ka arritur të ndërtojë impiantin e përpunimit të mbeturinave me djegie, pavarësisht se kontrata me qeverinë shqiptare parashikonte që inceneratori të ndërtohej brenda vitit 2020.

Pas disa shtyrjeve, kompania koncesionare pritej që të ndërtojë impiantin e përpunimit të mbetjeve në fund të këtij viti. Por, situata në terren është shumë larg atyre që thuhen në letra. 

Në gusht 2017, Qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, nënshkroi me shoqërinë “Integrated Energy bv” kontratën koncesionare me objekt “ndërtim, operim dhe transferim të venddepozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane në Sharrë”, për një afat 30-vjeçar, me kosto koncesionare 128 milionë euro.

Kontrata parashikonte që impianti i incenerimit të mbetjeve të përfundonte në vitin 2020. Kompania nuk arriti të përmbushte këtë detyrim, megjithëse Bashkia e Tiranës dhe disa të tjera në qarkun e kryeqytetit paguajnë tarifën e plotë të depozitimit dhe djegies së mbeturinave.

Në mesin e vitit 2020, qeveria i miratoi kompanisë koncesionare një shtyrje afati për ndërtimin e inceneratorit, deri në fund të vitit 2024.

Por, deri më tani, jo vetëm që nuk është ndërtuar impianti i incenerimit, por as nuk janë gjetur fondet për ndërtimin e tij, të cilat arrijnë afërissht në rreth 100 milionë euro, sipas llogaritjeve të kryera nga koncesionari.

Nga ana tjetër, kompania koncesionare është vendosur nën sekuestro, bazuar në hetimet e kryera prej Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), nën dyshimet për mashtrim, korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash.

“Afera” e inceneratorit të Tiranës ka dërguar para prokurorëve një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë, të cilët, deri më tani mbajnë statusin e “personave që kanë dijeni për veprën penale”.

Skandali i inceneratorit të Tiranës është disa-planësh. Afera nis me procedurat e ndjekura për këtë kontratë, e vijon më tej me zbatimin e saj.

Një degëzim i dyshimtë i aferës së inceneratorit të Sharrës është vendosja e një lloj detyrimi “indirekt” që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u ka vendosur kompanive të ndërtimit që të depozitojnë pranë landfillit privat të Tiranës, kundrejt tarifave të vendosura nga koncesionari, dherat dhe inertet e prodhurara nga kantieret e tyre të ndërtimit.

Kjo sasi dherash e inertesh duket se po përdoret për të mbuluar kodrat artificiale me mbeturina, të cilat po grumbullohen, por nuk po përpunohen në landfill.

Bazuar në kontratën koncesionare, një ndër detyrimet e kompanisë koncesionare ishte kompostimi (mbulimi) i një pjese të mbeturinave. Për të realizuar procesin e kompostimit, kompania duhet të blinte dheun dhe inertet tek kompani të ndryshme që e prodhonin.

Por, në realitet ndodhi tërësisht e kundërta. Koncesionari jo vetëm që nuk i blen dheun dhe inertet e nevojshme për kompostim, por, përkundrazi, po paguhet që të marrë këtë material, i cili i shërben për përmbushjen e detyrimeve të tij kontraktuale me shtetin.

Në foto: Pamje nga “malet” me mbeturina në landfillin e Sharrës
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...