Berisha: Drejtori i policisë së Lezhës, një trafikant i poshtër, ishte ushtar i Erion Braçes! Po edhe emrin e tij e keni frikë o të mjerë?

E mërkurë, 22 May 2024 10:34
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka akuzuar Erion Braçen se kishte ushtar të tij, drejtorin e policisë së Lezhës, të shpallur në kërkim, Henrigert Mitri.
 

‘Drejtori i policisë së Lezhës, një trafikant i poshtër, ishte ushtar i Erion Braçes! Po edhe emrin e tij e keni frikë o të mjerë?’, iu drejtua Berisha gazetarëve e analistëve të studiove televizive. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, frika gjer në palcë nuk është zgjidhja.

Drejtori i policisë së Lezhës, Mitri, një trafikant i poshtër që në vend të rendit, bënte trafikun, që hapi portin e Shëngjinit për kalime ngarkesa gjigante droge, po të gjithë e dimë se ishte ushtar i Erion Braçes.

Po edhe nga Braçja keni frikë o të mjerë?

Po si mo u thoni shqiptarëve se e ka ndihmuar një zëvendëskryeministër dhe nuk u thoni se e ka ndihmuar Erion Pluhuri, Erion Droga.

Miqtë e mi, kjo platformë është platforma e të vërtetave të mëdha.

Është platforma e mbrojtjes të të drejtave, të të vërtetave të mëdha kombëtare.

Po kush i administron bandat e Durrësit? Një njeri dhe vetëm një njeri dhe ai është Edi Rama. Ato vjedhin për Edi Ramën, bëjnë trafik për Olsi dhe Edi Ramën, rrahin njerëz nëpër lokale si të çmendur për Edi Ramën.

Gazetarë dhe gazetare, kombi është në lëngatë të madhe sepse janë këto familje mafioze dhe Edi Rama padrino i tyre, shqiptarët nuk gjejnë vend në Shqipëri.

Shqiptarët largohen nga ky vend më shumë se nga çdo pushtim tjetër në histori.

Ndaj dhe njëherë u ftoj të vazhdojmë këtë betejë, o sot o kurrë gjer në fitore të plotë.

Gjer në përmbysjen, pastrimin e bashkisë nga Erion Veliaj.

Krijimin e qeverisë teknike.

Zgjedhje të lira.

Fitore të opozitës.

Do ta mbyll duke e falënderuar edhe njëherë me nderimin më të madh zëdhënësin e shpirtit të kombit shqiptar, Çun Lajçi.

Dhe të gjithë shqiptarët që ky zë i pamposhtur që buron nga thellësitë e shpirtit përfaqëson.

Faleminderit.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...