'Metamorfoza'/ Hetimet i bëjnë francezët, dekonspirimet i bën Dumani

E mërkurë, 22 May 2024 15:28
Vetëm disa orë më para, Policia e Shtetit u detyrua të pranonte zyrtarisht se operacioni i SPAK, i quajtur Revanshi, kishte qenë një dështim.
 

Policia tha se nga 50 urdhër-arreste të lëshuara, janë ekzekutuar vetëm 8 të tilla. 

 

Sigurisht që policia nuk dha emrat e të arrestuarve, por burimet thonë se asnjë personazh i rëndësishëm i krimit nuk është prangosur në këtë operacion.

Megjithatë, sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani në mënyrë të turpshme e mohoi se operacioni ishte dekonspiruar.

Por ka të paktën një fakt publik që e tradhton hapur Dumanin.

Të dhënat e këtij operacioni kanë mbërritur nga drejtësia europiane. Autoritetet franceze kanë një rol kycc në këtë drejtim.

Transkriptimet e bisedave në SKY kanë mbërritur shumë kohë më parë, kurse dosja në fjalë kishte më shumë se një vit që ishte e gatshme në zyrën e Dumanit.

Por ky i fundit i la personazhet kryesorë të krimit politik në Shqipëri që të largohen dhe e shpalli nisjen e operacionit kur ata kishin lënë vendin dhe ishin strehuar në zonën e tyre të sigurisë, në Dubai.

Gjashtë personat e arrestuar jashtë u kapën në vendet e BE-së, ccka tregon se ata ishin në gatishmëri për nisjen e operacionit për të prangosur ccdo njeri që u kërkohej.

Kurse Dumani arrestoi vetëm ata që ishin të arrestuar dhe nuk kishin se ku të shkonin më.

Me këtë operacion, Dumani bëri gjithçka për të fshehur lidhjet e tmerrshme të krimit të këtyre familjeve, të këtyre bosëve, me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Taulant Ballën, ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, deputetin Eduard Ndrecaj, Ergys Agasin, Vangjush Dakon, Pjerin Ndreun.

Pse nuk u arrestua asnjëri prej këtyre që përmenden edhe në dosje?

Sepse Dumani nuk guxon të prekë askënd që ka mbi shpinë imunitetin politik që i ka dhënë Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...