‘Kolegët’ e Erionit do hetojnë gruan dhe vëllanë e Veliajt për t'i amnistuar

E mërkurë, 22 May 2024 15:37
Nga Basir Çollaku
 

A është hetimi pasuror i Veliajt, njëlloj si ai i Ahmetaj? 

 

A mund të jetë ky një shteg për të ikur nga statusi i pandehur për inceneratorin?!

Në hetim pasuror janë disa deputetë e ministra!!

Rezultati është gjithnjë statistikë..

Kujtoni:

-Tahirin

-Xhafën

-Ahmetajn…

Deri tani rezultatet anojnë nga amnistia!!!

Së paku në dy raste nis ky hetim, nëse nuk ka një kallëzim për ndonjë pasuri të fshehur.

Kur funksionarit publik me detyrim deklarimi, ILKPDI i konstaton mospërputhje të burimit të ligjshëm të parave me gjendjet e deklaruara, e bën kallëzim në prokurorinë përkatëse sipas kompetencës procedurale për subjektin.

Ose kur është i pandehur në një ngjarje që SPAK ka tagër, si korrupsion, grup apo organizatë kriminale. Kjo sjell hetim pasuror, ku përfshin personat e lidhur, familjarët..

Mes euforisë dhe skepticizmit, ka raste kur kolegët të marrin në qafë, teksa të hyjnë në parcelën e parave.

Kolegë niseni me kacidhet e fiqve, dy dasmat me qindarka luksi pensionesh të vakëta, nëpër kalatë e Gjirokastrës dhe Prezës. Hidhuni ca më tej te biznesi i shëndetshëm i bashkëshortes Xoxa, me zyrat në kullën në bllok, që pas disa vitesh ndërtimi u shtua me pesë kate. Vëllai, për të cilin hetimet mund ta ndajnë e bashkojnë me bashkiakun.

Se mos dalin rrugës lobingje, fluturime andej e gjithandej, ndonjë aksion të vogël gjëkundi, ku çudirat mund të gjezdisin edhe nëpër ofshore. Charles bën vaki ka lëshuar ndonjë llaf pa vend.

Se mos del ndonjë pemë e mbjellë jashtë vendit, pranë ndonjë investimi me rrënjë dyshuese. Janë së paku gjashtë dosje të mëdha, si Inceneratorët, 5 D, Eco Tirana, Tirana DC, Ujësjellësi, shembja e Teatrit Kombëtar, me degë mafioze, e qindra milionë euro, të cilat prodhojnë mijëra arsye e indicie hetimore për bashkiakun e Tiranës. Kolegët nuk po tregohen aq të sjellshëm e të disiplinuar, apo janë një amnisti duke sajuar..Duhet pritur për takimin e radhës mes kolegëve.

E mos shko te kolegët një orë përpara. Shfrytëzoje kohën për ndonjë provë, e jo gatime dasmash të pahijshme e të paligjshme...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...