Pano: Nisim nesër peticionin kundër ligjit kriminal që synon degjenerimin e familjes, të fëmijëve shqiptarë!

E mërkurë, 22 May 2024 20:31
 
 
 
 

“Të enjten në Sheshin Skënderbej do të nisë mbledhja e firmave për nënshkrimin e një peticioni, i cili më pas do të shkojë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe ka si qëllim anulimin e:

a) Projektligjit të surrogacisë; b) Abortit për vajzat 16 vjeç pa dijeninë e prindërve; c) Sterilizimin e të rinjve, vajza 18 vjeç dhe djem 23 vjeç, si masë e planifikimit familjar. 

 
 

Pastor Akil Pano dhe Koaliconi shqiptar Pro Familjes Dhe Jetës i bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë të firmosin peticionin Pro Familjes, duke filluar që nga pasditja e së enjtes në sheshin Skënderbej, një peticion popullor që ka për qëllim të rrëzojë projektligjin “kriminal”, siç e cilësoi z. Pano, që synon shkatërrimin e familjes shqiptare dhe degjenerimin e fëmijëve/

Z. Pano, lektor i filozofisë në Universitetine e Tiranës, ishte i ftuar sot në SYRI TV për të shpjeguar arsyen e kësaj nisme në rang kombëtar.

“Kjo nismë është marrë nga Koalicioni Shqiptar pro Familjes edhe Jetës, koalicioni gjithëpërfshirës i grupeve të traditës, akademikë, njerëz të biznesit, përfaqësues të besimeve fetare, më së shumti baballarë dhe nëna me fëmijët e tyre, qytetarë të Tiranës që do të mblidhen nesër në orën 19:00 pranë monumentit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, në sheshin qendror të kryeqytetit, te sheshi Skënderbej, për të nënshkruar një peticion, që do t’i dorëzohet parlamentit të republikës së Shqipërisë në mënyrë që ligji famëkeq, ligji kriminal, klientelist dhe ligji pro axhendave globaliste që synojnë dëmtimin, shkatërrimin e familjes, të jetëve njerëzore, degjenerimin e fëmijëve shqiptarë - njëherë e përgjithmonë të zmbrapsen!

Ne kërkojmë revokimin e projektligjit, që njihet si projektligji mbi shëndetin riprodhues të grave dhe gjithashtu axhendën “gay”, një agjendë që në Shqipëri në dy javët e fundit ka qenë tejet agresive dhe vijon agresivitetin e saj të përçudnojë apo të kryejë një “operacion kirurgjikal” në kulturën kombëtare të vendit, pra të traditës.

Ftoj qytetarët e Shqipërisë që të mblidhemi së bashku!

Peticioni do të bëhet publik nesër; janë dhjetë pika shumë të rëndësishme, të parevokueshme, që do t’ia dërgojmë parlamentit të Shqipërisë me shumë mundësi pas dy-tre javëve pasi të përfundojmë mbledhjen e disa mijëra firmave të shqiptarëve të mirë që vijojnë të besojnë se ka disa gjëra në jetë që na kanë ngelur, që nuk janë për t’u shitur, nuk janë për t’u këmbyer, nuk janë për t’u dhënë me qira. Pra, trupat e vajzave dhe grave shqiptare nuk duhet të jepen me qira, nuk duhet të shiten. Ne duhet të ruajmë maksimalisht të drejtën më të madhe që është e drejta e jetës, dinjitetin e motrave tona, të nënave tona, përkundrejt këtij projektligji që synon trafikimin e tyre,” nënvizoi pastor Akil Pano.

Në vazhdim, intervista e plotë dhe thirrja e publikuar në rrjetet sociale nga Koalicioni Pro Jetës dhe Familjes.

THIRRJE URGJENTE!!!!

"TË ENJTEN, MANIFESTI I JETËS, FIRMOSIM SË BASHKU PETICIONIN PRO FAMILJES"

Ejani këtë të enjte të mblidhemi së bashku për të mbrojtur familjen shqiptare.

Ngjarjet e fundit në Tiranë, ceremonia në taracën e bashkisë, apo edhe pr.ligjet e propozuar që godasin familjen, sjellin urgjencën e madhe për të qenë së bashku, me një qëllim të vetëm. Të mbrojmë familjen, por edhe lirinë e fjalës në Shqipëri.

Për të gjithë ju shqiptarë, kudo që ndodheni, kemi një ftesë speciale. Mblidhemi së bashku për kauzën më të shenjtë, familjen.

Të enjten në Sheshin Skënderbej do të nisë mbledhja e firmave për nënshkrimin e një peticioni, i cili më pas do të shkojë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe ka si qëllim:

Anulimin e:

a) Projektligjit të surrogacisë,

b) Abortit për vajzat 16 vjeç pa dijeninë e prindërve,

c) Sterilizimin e të rinjve, vajza 18 vjeç dhe djem 23 vjeç, si masë e planifikimit familjar.

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës ju fton të enjten, më 23 maj në orën 19:00 te sheshi Skënderbej për një qëllim: Mbrojtjen e familjes.

Ejani të nënshkruajmë së bashku Peticionin e Jetës, Familjes, Lirisë së Fjalës. Peticioni do të jetë edhe online.

Por... ejani në Marshimin për Jetën

Në datën 1 qershor, në orën 10:30, do të zhvillohet Marshimi për Jetën.

Ju ftojmë ju, gjyshër, prindër së bashku me fëmijë, ju të rinj të marshojnë paqësisht në mbrojtje të familjes dhe festimit të jetës në ditën kombëtare të fëmijëve.

Me pankarta pro jetes dhe familjes, tullumbace dhe lule tregojmë se familja është e shenjtë.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...