SKEMA/ 'Mos të mbyllet derisa të bëhen takime në nivele të larta'/ Si Erion Veliaj pagoi 6 mln euro për plehrat e Kamzës

E Enjte, 23 May 2024 18:06
Të dhënat e mëposhtme tregojnë sesi Erion Veliaj pranoi të paguante për disa vite rreth 6 milionë euro nga buxheti bashkisë, për depozitimin e plehrave të Kamzës në landfillin e Sharrës.
 

Emisioni Plug publikoi eskluzivisht, komunikimet elektronike midis Bashkisë Tiranë, Klodian Zotos dhe punonjësve të Inceneratorit. 

 

Më datën 29 mars të vitit 2019, Namik Simixhiu I dërgon nje email shtetases Denisa Tollkuçi pasi në portën hyrëse të inceneratorit ishte bllokuar mjeti I kompanisë Alko Impex dhe nuk po lejohej të shkarkonte mbetjet.

2 orë më pas Tollkuçi I shkruan për këtë problematikë Klodian Zotos:

(Pershendetje, Mjeti poshte eshte i Alko Impex dhe eshte kerkuar nga Bashkia qe te lejohet te hyje ne Sharre. Ky eshte mjeti qe eshte kapur me mbetjet e Kamzes dhe u vendos qe nuk do te lejohej me te hynte. Ju lutem nje pergjigje sesi do te veprohet qe ti kthej dhe Bashkise nje pergjigje. Faleminderit)

Rreth një orë më pas vjen përgjigjja e Klodian Zotos:

U komunikua dhe me bashkine dhe ky mjet nuk do lejohet te hyje

Bashkia Tiranë vihet në dijeni në Mars të vitit 2019 se kompania Alko Impex depozitonte mbetjet e Bashkisë Kamëz si mbetje të Bashkisë Tiranë e për rrjedhojë ajo sasi I faturohej dhe paguhej nga kjo e fundit.

Erion Veliaj e dinte qe në vitin 2019 se qytetarët e Tiranës paguanin edhe për mbetjet e Kamzës.

Edhe pse e njoftuar nga koncensionari, Bashkia nuk ndërmerr asnjë masë. Alko Impex vazhdon të ketë në fuqi si kontratën koncensionare të Kamzës ashtu dhe kontratën e lidhur me Bashkinë Tiranë për pastrim e saj.

Në 17 nëntor të vitit 2020, 20 muaj më pas transmetohet emisioni INSIDE STORY.

Në këtë emision publikohen pamje sesi mjetet e kompanisë Alko Impex marrin mbetjet në kamëz dhe më pas I depozitojnë ato në Sharrë si mbetje të Kombinatit.

I vënë nën presion, pasi afera u bë publike Erion Veliaj detyron Taulant Tushën t’i drejtohet koncensionarit pasi mund të kishin pasoja penale.

Më datën 25.11.2020, Taulant Tusha i drejtohet me shkresë zyrtare kompanisë Integrated Energy BV SPV dhe për dijeni kompanisë Alko Impex.

E nderuar znj. Arjola Kodra, Administrator

Bashkia Tiranë në kuadër të plotësimit të detyrimeve ne lidhje me depozitimet e mbetjeve urbane ne landfillin e Sharrës konstaton, se trendi i depozitimeve në këtë objekt nga ana e mjeteve të Operatorit “Alko Impex General Construction” kapërcen ndjeshëm parashikimet dhe pritshmëritë në lidhje me territorin ku ky operator ushtron aktivitetin e tij, referuar kjo Kontratës që Bashkia Tiranë ka me këtë Operator.

Ky trend nuk duhet të kalojë shifrat ditore të depozitimeve prej 165 ton/ditë, e përllogaritur kjo në funksion të detyrimeve që ky operator ka në raport me Kontratën si dhe shtrirjen në teritorrin e parashikuar në kontratë.

Sa më sipër ju bëjmë me dije se cdo tejkalim i shifrave këtu më sipër, nga mjetet që punojnë për llogari të Operatorit Alko Impex, nuk duhet ti faturohet Bashkisë Tiranë dhe do të mbulohet në mënyrë të drejt përdrejtë nga operatori ose nga ana juaj.

Taulan Tusha

Drejtor i përgjithshëm.

Kjo shkresë do ti përcillej stafit të kompanisë Inegrated Energy BV SPV në datën 1 dhjetor.

Më datën 2 dhjetor punonjësja Esjana Çadri dërgon një email shtetasve Elton Bualli dhe Denisa Tollkuçi:

Pershendetje ,

Sot u vura ne dijeni nga Besi ne lidhje me shkresen e ardhur me date 28.11.2020 nga Bashkia Tirane per limitin ditor te operatorit Alko-Impex.

Duke qene se Kompania per javen e katert te muajit nentor e ka kaluar kete limit, si do procedohet? Faleminderit!

Këtij email i përgjigjet i besuari i dy prestanomeve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, drejtori famoz që përfitoi nga AZHBR 300.000 euro për ndertimin e serës në sharrë, Elton Bualli.

Pershendetje,

Sipas bisedes me Klodin rakordimi i javes se katert mos te mbyllet ende derisa te mbyllen disa takime ne nivele me te larta brenda 2 ditesh qe te na jepet me shume informacion. Faleminderit. Eltoni

Pra shkresa e dërguar nga Drejtori i Përgjithshëm i Punëve publike Taulant Tusha nuk po gjente zbatim pasi Klodian Zoto për depozitimet e kompanisë Alko Impex do duhej të diskutonte me NIVELE ME TË LARTA në Bashkinë e Tiranës.

Referuar organigramës së Bashkisë Tiranë, Drejtori I Përgjithshëm i Punëve Publike është në varësi direkte të Kryetarit Erion Veliaj, pra sipas email të Elton Buallit, vendimmarrja për depozitimet e kompanisë Alko Impex do të vinte pas miratimit të Erion Veliaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...