Malltezi: Gjykata mbajti ekspertin e kontrolluar nga Dumani dhe refuzoi shtimin e tyre, për të mbajtur në arrest Berishën

Premte, 24 May 2024 13:28
Juristja Argita Malltezi, ka akuzuar drejtuesin e SPAK dhe gjykatën se ka refuzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për të shtuar numrin e ekspertëve financiarë në procesin në ngarkim të tij.
 

Sipas zonjës Malltezi, në këtë proces gjykata ka pranuar vetëm një ekspert i cili është i preferuari i drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit dhe i kontrolluar prej tij pasi paguhet, dhe ky do të bëjë të gjitha ekspertizat e Fatmir Bektashit që ka disa kompani ndërtimi, Jamarbër Malltezit dhe Xhimi Begesë dhe në rastin më të mirë do t’i duhet të paktën 1 vit për të përfunduar ekspertizën. 

 

Zonja Malltezi thekson se ‘kur kanë bërë kërkesën siç ia jep të drejtën ligji për të shtuar ekspertë që të përfundonte më shpejtë procesi, kërkesa u refuzua sepse interesi është të mbahet lideri i opozitës në arrest shtëpie sipas urdhrave politikë’.

Malltezi: Eksperti i SPAK i cili rezulton të jetë eksperti i preferuar i Altin Dumanit, të cilin e përdor Altin Dumani në çdo qështje pastaj e përdor gjykata në çdo çështje, këta përdorin gjithnjë të njëjtët ekspertë të cilët i kontrollojnë duke i paguar sepse ata paguhen për ekspertizat që bëjnë dhe tani pretendohet që vetëm 1 ekspert do të bëjë të gjitha ekspertizat e Fatmir Bektashit që ka disa kompani ndërtimi, Jamarbër Malltezit dhe Xhimi Begesë edhe Berishës por po e lë mënjanë në një moment, këtij i duhet të paktën 1 vit për të bërë ekspertizën dhe kur ne bëmë kërkesën siç na e jep të drejtën ligji për të shtuar ekspertë që të përfundonte më shpejtë procesi, na u refuzua kërkesa sepse interesi është të mbahet lideri i opozitës në arrest shtëpie sipas urdhrave politikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...