Deklaratat e Ramës/ E majta italiane thirrje urgjente qeverisë Meloni: Ndaloni investimin 800 mln euro

Premte, 24 May 2024 16:30
Partia Demokratike në Itali (e majta italiane) ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat shqetësuese të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama bërë për ‘Repubblica’ ku akuzon qeverinë italiene për burokraci. 
 

Duke i kërkuar qeverisë italiane të Giorgia Meloni, të raportojë urgjentisht në parlament për ecurinë e investimeve të parashikuara nga marrëveshja Itali-Shqipëri, PD (e majta italiane) thekson në postimin e saj në Facebook, se në bazë të deklaratave të Ramës, marrëveshja për emigrantët është komplekse, duke hedhur një hije të gjerë mbi mundësinë e menaxhimit të saktë të procedurave të zbarkimit, identifikimit dhe azilit në Shqipëri.   

 

‘Por, mbi të gjitha, konfirmon atë që kemi parë me sytë tanë: për momentin strukturat nuk janë aty dhe investimet po udhëtojnë me vonesa të mëdha pavarësisht rritjes së ndjeshme të kostove të gjithë operacionit që do të shkaktojë dëme mbi 800 milionë euro për arkën e shtetit. Qeveria duhet të ndalojë dhe t'i përdorë ato fonde për mirëqenien dhe kujdesin shëndetësor siç e kërkon ligji Schlein’, shkruhet në reagim.  

Postimi i plotë:

Pas fjalëve të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i kërkojmë qeverisë të raportojë urgjentisht në parlament për ecurinë e investimeve të parashikuara nga marrëveshja Itali-Shqipëri, kështu edhe delegacioni i deputetëve të PD-së (e majta italiane) që ndodheshin në Shqipëri në ditët e fundit për të dokumentuar gjendjen reale të ecurisë së investimeve në ish-bazën ushtarake të Gjaderit, ku sipas planit të qeverisë duhet të ishte funksionale tashmë një qendër pritjeje për emigrantët.

Rama konfirmon kompleksitetin e marrëveshjes, duke hedhur një hije të gjerë mbi mundësinë e menaxhimit të saktë të procedurave të zbarkimit, identifikimit dhe azilit në Shqipëri. Por, mbi të gjitha, konfirmon atë që kemi parë me sytë tanë: për momentin strukturat nuk janë aty dhe investimet po udhëtojnë me vonesa të mëdha pavarësisht rritjes së ndjeshme të kostove të gjithë operacionit që do të shkaktojë dëme mbi 800 milionë euro për arkën e shtetit. Qeveria duhet të ndalojë dhe t'i përdorë ato fonde për mirëqenien dhe kujdesin shëndetësor siç e kërkon ligji Schlein.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...