Si i çoi Erion Veliaj paratë e taksapaguesve të Tiranës te kolegu i tij i Kamzës, Rakip Suli

Premte, 24 May 2024 21:27
 
 

Afera korruptive e inceneratorit të Tiranës duket se është se përveçse është një gropë e zezë që ka përpirë paratë e taksapaguesve të kryeqytetit, është edhe një masakër shkeljes ligjore e paparë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

Ditën e sotme, anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka vijuar denoncimin me prova dhe fakte për këtë aferë e cila tejkalon edhe Tiranën si bashki. 

 

Erion Veliaj ka marrë mbi 6-milionë euro nga taksat e kryeqytetasve për të paguar për mbetjet e bashkisë Kamëz, që drejtohet nga kolegu i tij, prej vërteti, Rakip Suli.

Në denoncimin e sotëm të Këlliçit, denoncim i cili është vijimësi e publikimit të investigimit edhe nga emisioni PLUG në Syri Tv, duket qartë që Erion Veliaj është i zhytur aq thellë në këtë aferë sa ka marrë përsipër të çojë paratë e taksapaguesve të Tiranës te Rakipi në Kamëz. Pra, siç mori kompetencat e Këshillit Bashkiak duke firmosur vetë, Veliaj ka marrë përsipër ta shtrijë aferën edhe në bashki që nuk është përgjegjës ai duke trasferuar para për mbetjet në Kamëz.

Paratë e munguara për çerdhe, kopshte e shkolla në Tiranë, Veliaj ia transferon aferës korruptive të inceneratorit që nuk ekziston sa bashkinë që drejton vetë, aq edhe në bashkitë që drejtohen nga kolegët e tij.
Afera konkrete nis që në vitin 2018, kur Bashkia e Kamzës ka firmosur një kontratë koncensionare për pastrimin, grumbullimin, ndërtimin e një stacioni dhe impianti për trajtimin e mbetjeve dhe depozitimin në landfillin e Sharrës. Ky koncension u fitua nga kompania “Alko Impex”.

Image

Kjo kontratë koncensionare u pasua me shkelje të shumta. Një vit më pas, kjo kompani ka depozituar mbetjet e Bashkisë Kamëz në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar këto si mbetje të zonës së Kombinatit në Tiranë. Mbetje të cilat faturoheshin dhe paguheshin nga Bashkia Tiranë.

Këlliçi i ka paraqitur të tjera prova Prokurorisë së Posaçme, për pagesat që ka bërë Veliaj në kurriz të qytetarëve për një tjetër bashki.

“Siç tregohet edhe në këtë e-mail, në mars të vitit 2019, Bashkia Tiranë vihet në dijeni se mjetet e kompanisë Alko Impex ishin kapur duke depozituar mbetjet e Bashkisë Kamëz në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar këto si mbetje të zonës së Kombinatit në Tiranë. Mbetje të cilat faturoheshin dhe paguheshin nga Bashkia Tiranë. Erion Veliaj sigurisht nuk ndërmori asnjë masë.

Image

Në 17 nëntor të vitit 2020 publikohet emisioni ‘Inside Story’ në një media kombëtare, ku faktohej me zë dhe me figurë se mbetjet e Kamzës depozitoheshin si mbetje të Tiranës dhe paguheshin nga Erion Veliaj.

1 javë më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në bashki Taulant Tusha, i dërgon një shkresë inceneratorit të Tiranës, për dijeni edhe kompanisë, ku i bënte me dije se nuk do të pranoheshin më depozitime për llogari të bashkisë, nëse kalohej sasia 165 ton mbetje në ditë.

Image

Komunikim i cili fakton përtej çdo dyshimi se shkresa e Taulant Tushës ishte nul dhe se vendimet për zbatimin e ligjit, i merrte pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj.

Në një e-mail të datës 2 dhjetor 2020, shtetasja Esjana Çadri, punonjëse e Stela Gugalles, i shkruan eprorëve të saj se si duhej të vepronte për rakordimin e sasive të mbetjeve bazuar në shkresën e Taulant Tushës.

Këtij e-maili i përgjigjet famozi Elton Bualli, i cili përfitoi 300.000 euro nga AZHBR për ndërtimin e një sere në zemër të landfillit të Sharrës, i cili thotë shprehimisht se: ‘Sipas bisedës me Klodin rakordimi i javës së katërt mos të mbyllet ende derisa të mbyllen disa takime në nivele më të larta, që brenda dy ditësh të na jepet më shumë informacion’.

Këtu lind pyetja e thjeshtë. Kush është nivel më i lartë se Taulant Tusha në Bashkinë Tiranë?

Sipas vetë strukturës të publikuar në faqen online të Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha ka varësi direkte vetëm nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Image

Siç duket, Klodian Zoto merrte urdhër nga pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj, për të vepruar për depozitimin e mbetjeve të Kamzës”, theksoi drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.

Të dhëna këto që tregojnë se impenjimi kryesor i Veliajt nuk janë qytetarët, por përvetësimi i taksave të tyre me çdo lloj skeme e marifeti.

Qytetarët e Tiranës përveçse paguajnë para për një incenerator që nuk ekziston, taksat e tyre shkojnë për mbetjet e bashkive tjera dhe hiqen nga arsimi e shërbimet publike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...