Shteti privat i Ramës, si i përdor pronat për vota në Himarë

Saturday, 25 May 2024 11:28

I zhytur në skandalet e grabitjes e tjetërsimit të pronave, me ministra që i ka bërë “investitorë strategjikë” e njerëz të oborrit të tij që kanë zaptuar trojet në bregdetin e jugut, Edi Rama zhvilloi së fundi një takim në Himarë. Sfondi elektoral ishte i qartë. Më shumë sesa të shpaloste zgjidhjen e një problemi të pronave, kryeministri ishte aty për të paraqitur Vangjel Tavon si shpëtimtarin e Himarës, prefektin që në një muaj detyrë arriti të bënte sipas Ramës rreth 400 certifikata pronësie. Se si e në çfarë kapaciteti mundet një prefekt të nxjerrë certifikata pronësie, këtë e di vetëm Edi Rama.

“Nëse doni prona shkoni te Vangjel Tavo, nëse doni sherr shkoni te Vangjel Dule”, iu tha Rama disa banorëve të Himarës që ishin aty për të tërhequr certifikatat e pronësisë. Pra, Robin Hoodi i Himarës që iu jep zgjidhje punëve të pronave është ish-deputeti i LSI-së, për të cilin Rama thoshte në Gjirokastër 3 vite më parë “ma largoni këtë kancer”. Kësaj radhe Vangjel Tavo nuk është më “kancer”, siç Rama ua thoshte të tijve në Gjirokastër, por është njeriu që i duhet kryeministrit për të fituar Himarën në zgjedhjet e pritshme në vjeshtë.

Shfaqja e sotme propagandistike me certifikata pronësie nëpër duar dhe lartësimi i Vangjel Tavos, janë nisja e fushatës për zgjedhjet në Himarë të cilat do të shpallen pasi Gjykata e Apelit të japë vendimin përfundimtar për Fredi Belerin. Hipokrizia dhe Edi Rama janë si një trupë i vetëm. Ky është kryeministri që hermetizoi Kadastrën dhe ktheu gjithçka online me gjoja pretendimin për t’i prerë rrugën korrupsionit. Ndërkohë tani për interesa të ngushta elektorale i orienton banorët e Himarës te zyra e Prefektit të Vlorës.

E po të ikësh me këtë logjikë, për t’i dhënë zgjidhje batërdisë së bërë me pronat në Shqipëri, i bie që Edi Rama të gjejë ndonjë Vangjel Tavo në çdo zonë tjetër të vendit. Është thjesht hipokrizi e një kryeministri që nuk mban asnjë përgjegjësi për çfarë thotë e për çfarë bën. Jo më kot sot iu tha banorëve që sherrin e pronave në Himarë e kanë sjellë nipat e tyre dhe se ata nuk duhet të shikojnë as nga jugu e as nga veriu. Me paturpësi Rama mohoi gjithashtu që pronarëve legjitimë t’u jenë marrë tokat. “Nuk ka asnjë metër katror”, bërtiste kryeministri.

Mashtrimin me zyra paralele që gjoja ndihmojnë banorët për çështjet e pronësisë, himariotët nuk e kanë diçka të re. Ndërsa sot Rama iu tha se kjo zyrë paralele është e prefektit Vangjel Tavo, më herët ka qenë ajo e deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj.

Pra, një qytetar që ka një çështje pronësore në Himarë nuk e gjen dot zgjidhjen në Kadastër, duhet të shkonte të zyra e deputetit të PS-së e sot te zyra e prefektit Vangjel Tavo. Ky është shteti paralel dhe privat i Edi Ramës, i ngritur sipas parimit që ai vetë bërtiste kur ishte në opozitë: Vidh vota për të grabitur Shqipërinë, pastaj grabit Shqipërinë për të blerë vota. Edi Rama bën ekzaktësisht të njëjtën gjë në Himarë e çdo cep tjetër të vendit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...